E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato rifiton titullin kampion boksi në versionin WBF për peshat e mesme

Ndeshja historike për titullin kampion bote në versionin WBF për peshat e mesme mes boksierit Kreshnik Qato dhe amerikanit David Estrada, përfundoi me fitoren e shqiptarit Qato. Fitorja e tij ka sjellë ekzaltim tek shqiptarët e amerikës, të cilët të ardhur nga New York, Boston, Micigan dhe Filadelfia kanë festuar me flamuj në dorë fitoren e boksierit Kreshnik Qato."Kjo ishte ndeshja me e bukur ne jeten time sportive, fitoren ia dedikoj flamurit shqiptar, te gjithe shqiptareve ne bote, kompanise ‚yldon' dhe promotorit tim ylli ndroqi."- është shprehur Kreshnik Qato fill pas fitores. Ndeshja e zhvilluar në Havard të Uashingtonit u ndoq me brohorima nga qindra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në amerikë. Fitorja ka sjellë emocione të mëdha mes tyre të cilët bërtisnin Shqipëria shqipëria.Brohorimat nga qendra sportive, ku u zhvillua ndeshja u zhvendosën në rrugë dhe më pas në një lokal shqiptar në Washington. Në festë merrnin pjesë edhe ambasadori Kreshnik Çollaku dhe sekretari i përgjithshëm Dritan Mishta. Festa ka zgjatur deri në mëngjes dhe shqiptarët e amerikës përmes kësaj ndeshjeje boksi shikonin forcën e shqiptarëve për të triumfuar edhe në perëndim. Mjeshtrat e boksit të ftuar në emisionin Ora sport, u shprehen të sigurtë se boksieri Qato do të fitonte, duke u nisur nga teknika e tij e lartë. Dhe sipas mjeshtrave, Për herë herë të parë boksi shqiptar shkon në amerikë dhe kurorëzohet me fitore dhe kjo konsiderohet si ndeshje historike, që do hyjë në historinë e boksit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›