E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria I, ndalen Gramozi dhe Skenderbeu

Emocione dhe shume tension vazhdon te ofroje Kategoria e Pare e kampionatit shqiptar te futbollit.

Nje gje e tille nuk ka munguar as dje, ku jane luajtur edhe ndeshjet e javes se 13-te. Sensacionale ka qene humbja e kryesuesit te padiskutueshem te liges inferiore, Skenderbeut, i cili eshte mundur thelle nga Terbuni. Takimi mes ketyre dy skuadrave, i luajtur ne Puke, ka perfunduar me rezultatin e paster 3-0 ne favor te vendasve.

Nderkohe, ndeshja e dyte per nga rendesia, ishte ajo qe u luajt ne Bilisht, mes vendasve te Bilisht Sport dhe rivalit me te eger te Skenderbeut per titullin kampion te Kategorise se Pare, Gramozi.

Miqte kishin kaluar te paret ne avantazh, por goli i barazimit nga vendasit eshte kontestuar nga Gramozi dhe ndeshja eshte nderprere per disa minuta. Nderkohe qe ka pasur dhune edhe ne shkallet e stadiumit. Gjithsesi, takimi ka filluar dhe ne fund eshte mbyllur me rezultatin 1-1.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›