Bundesliga, 212 milionë euro përfitime
Bundesliga është kampionati që ka regjistruar përfitimet më të mëdha në sezonin 2006/‘07. Përfundimi ka dalë pas studimit të zhvilluar nga kompania e auditimit "Deloitte & Touche". Kjo pavarësisht faktit se nga elita e futbollit gjerman nuk ka pasur asnjë skuadër që ka arritur në finalen e Ligës së Kampioneve që prej vitit 2002. Premiershipi anglez renditet në vendin e dytë për përfitime, me afro 73 milionë euro, por kjo për shkak se rrogat në këtë kampionat janë rritur me 13 për qind në krahasim me sezonin 2005/‘06. Për sezonin 2007/‘08 parashikohet që përfitimet e klubeve britanike të jenë 50 milionë euro secili.