Ibrahimoviç: Murinjo është trajner i madh
Zlatan Ibrahimoviç synon të qëndrojë tek Interi dhe mendon se Hoze Murinjo është një trajner i madh. Lojtarët po përgatiten për ndryshimin në stol dhe ish-tekniku i Çelsit është pritur mjaft mirë nga sulmuesi suedez. Gjatë sezonit që sapo u mbyll, Ibrahimoviç ka pasur mjaft përplasje me Mançini, madje kishte kërcënuar Moratin: ose Mançinin ose mua. "Vendimi për të ndryshuar trajnerin është i Moratit. Ai është shefi dhe merr vendimet. Zakonisht, gjërat që bën janë gjithmonë të drejta", tha Ibra për "Gazzetta dello Sport". "Murinjo është një trajner i madh. Të gjithë i njohin aftësitë e tij". Sulmuesi ishte deciziv në titullin të fituar nga Interi: ai shënoi dy gola në përballjen e javës së fundit me Parmën dhe e shpalli skuadrën kampione të Serisë A për të tretin vit radhazi. Megjithatë, prej disa muajsh Ibrahimoviç ka ndjerë shqetësime në gju, por pritet të jetë në formën optimale për Euro 2008. Ndër të tjera ai hodhi poshtë spekulimet për një kalim të mundshëm në Spanjë.