E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern: Në verë "jo"shpenzime të mëdha

Menaxheri i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes hodhi poshtë mundësinë që klubi bavarez të jetë protagonist i një merkatoje me shumë shpenzime. Gjatë verës së kaluar, ata shpenzuan afro 70 milionë euro, duke afruar yje si Luka Toni, Frank Riberi e Miroslav Klose. Pasi kanë fituar titullin dhe Kupën në Gjermani, përforcimet e Bajernit do të jenë Tim Borovski (me parametër zero nga Verder Bremeni) dhe një portier rezervë, sipas gjasave Hans-Jorg Bat. "Nuk duhet të blejmë lojtarë çdo vit", tha Hënes. "Kjo merkato nuk është njësoj si ajo e vitit të kaluar, pasi në atë periudhë kishim shumë nevojë për përforcime".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›