E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në BP

Izraeli ka miratuar ndërtimin e qindra shtëpive të reja për hebrenjtë në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Zyrtarët thanë se vendimi u mor nga një komision ministror ditën e shtunë.

Shpallja e vendimit vjen një ditë pas vrasjes së pesë anëtarëve të një familjeje hebreje në një vendbanim në Bregun Perëndimor.

Zyrtarët palestinezë dënuan ashpër vendimin.

“Ky vendim është i gabuar dhe i papranueshëm dhe vetëm do të krijojë problem”, theksoi Nabil Abu Rdainah, zëdhënës i Presidentit palestinez, Mahmud Abas.

Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor gjatë luftës së vitit 1967, dhe që prej asaj kohe ka ndërtuar mijëra vendbanime hebreje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›