E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kan: Tsuniami, kriza më e rëndë që pas luftës

Sizma e fuqishme që goditi Japoninë mund të provokojë krizën më të thëllë të 65 viteve të fundit për vendin. Kështu ka deklaruar në një njoftim të orëve të fundit, kryeministri japonez Naoto Kan. Kreu i qeverisë foli për "krizën më të rëndë gjatë këtyre dekadave, që do të thotë , që pas përfundimit të luftës në paqësor. Nga lëvizjet sizmike, janë goditur edhe kullat gjigande ose gratacielat në Japoni, të cilat lëkunden në mënyrë të frikshme, shkruajnë mediat e huaja. Ndërtimi i strukturave elastike është baza për të mbrtojur këto ndërtesa nga lëvizjet e tërmetit, sqarojnë eskpertët. Por aktauliasht, përmasat e vërteta të katastrofës nuk janë të parashikueshme dhe tragjedia më e madhe deri tani, mendohet se është regjistruar në prefekturen e Miagit. Në këtë qytezë raportohet për 10 000 viktima, shifër që përben edhe gjysmën e popullsisë së qytezës. Sipas njoftimeve, reth 390.000 vetë janë larguar nga vendbanimet e tyre për shkak të shkatërrimeve. Në pesë provinca janë ngritur më shumë se 1.400 kampe emergjence. Qeveria ka dyfishuar numrin e ushtarëve për mbështetjen e forcave të shpëtimit në 100.000. Ndërkaq në vend, kanë mbërritur edhe ekipet ndërkombëtare te ndihmës. SHBA-ja do të ndihmojë me dy aeroplanmbajtëse. Gjithsej 70 vende kanë premtuar mbështetje.
Pas tërmetit shkatërrimtar të së premtes dhe tsunamit që gjeneroi sizma, qeveria japoneze nuk e përjashton më mundësinë, që në dy reaktorë të impiantit bërthamor Fukushima i të dëmtuar rëndë, të ketë pasur shkrirje bërthamore të pjesshme. Në të njëjtën, autoritetet në këtë impiant, paralajmërojnë se në reaktorin 3 mund të ndodhë një shpërthim për arsye të grumbullimit të mundshëm të hidrogjenit. Të shtunën një shpërthim u regjistrua në ndërtesën e bllokut 1 në këtë ambient dhe për pasojë jashtë centralit vleresohet se janë rritur shumë, vlerat e rrezatimit. Më shumë se 200.000 vetë në një rreze prej 20 kilometrash u dërguan në vende të sigurta. Ndërkohë radioaktivitet i rritur u konstatua edhe rreth centralit bërthamor Onagaëa. Gjithesesi ekspertët e energjisë bërthamore në Japoni kanë shfaqur frikën nga një krizë e mundshme atomike, pas dëmtimeve që ka shkaktuar tërmeti në centralet bërthamore. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ngritur fuqinë e tërmetit të së premtes në magnitudën 9, duke e bërë atë tërmetin më të fortë që ka ndodhur ndonjëherë. Për situatën në Japoni, Papa Benedikti i 16-të pas meshës së zhvilluar në sheshin Shën Pjetri të dielën, u lut për viktimat, duke inkurajuar ekipet e ndihmes në këto ambiente dhe duke shprehur afërsinë dhe solidaritetin shpirtëror me popullin japonez.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›