E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, shtohet frikshëm bilanci i viktimave

Shtohet frikshëm bilanci i viktimave në Japoni. Vetëm në prefetkurën e Miyagit besohet se janë të paktën 10 000 të vdekur, ndërsa bilanci zyrtar i sizmës në Japoni flet për 1600 viktima. Sipas autoriteteve pritet një ndërpreje e mundshme energjisë elektrike.

Ashtu siç kishin paralajmëruar autoritetet, numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit dhe të tsunamit të mëpasshëm që të premten shkatërroi brigjet verilindore të Japonisë, vijon të shtohet. Po sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë qindra mijëra të zhdukur në po të njëjtën prefekturë, raporton TV publik NHK, që citon burime te policisë.

Ndërkohë agjencia meteorologjike japoneze ka lajmëruar një tërmet të fortë me magnitudë 6.0 të regjistruar në brigjet e prefekturës së Fukushimës, me epiqendër 40 kilometra në thellësi. Situatë e rënduar vijon të mbetet në Fukushima ku mijëra njerëz janë larguar, pas shpërthimit të centralit bërthamor.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, e cila mbikëqyret nga Kombet e Bashkuara, tha se mbi 170 mijë njerëz janë evakuuar nga rajoni. Sipas agjencisë bërthamore të Japonisë, aksidenti atomik në Fukushima ka qenë i nivelit 4 në shkallën prej 1 deri në 7. Masat e emergjencës në uzinën bërthamore kanë shkaktuar ankth, ndërkohë që punonjësit e ekipeve të shpëtimit punojnë për të shkuar sa më parë tek të mbijetuarit në zonën verilindore të vendit.

Sipas njoftimeve të deritanishme, më shumë se 1300 njerëz ose kanë vdekur ose figurojnë të humbur, pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar. Policia thotë se mbi 215 mijë njerëz janë detyruar të kërkojnë strehim emergjent.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›