Bundesliga Bajerni barazon me ujqerit por humb Riberine

Ne Wolfsburg Arena u anuluan dy gola dhe u humben dy penallti. Ne takimin e djeshem spikati portieri i ri i Bajernit Tomas Kraft
Edhe pse jemi ne javen e pare te sezonit te dyte te Bundesliges mund te thuhet se kampionati gjerman ka mbaruar. Pas triumfit te Borusias se Dortmundit ne BayArena te Leverkusenit Manzi i dyti ne klasifikim humbi dje ne shtepine e Shtutgartit ndersa Bajerni i Mynihut barazoi 1-1 ne Volfsburg. Keshtu skuadra e Van Galit qe do te luaje ne shkurt me Interin ne Ligen e Kampioneve humb terren ne klasifikim pasi i largohet me 16 pike vendit te pare Borusias se Dortmundit. Perpos ketij barazimi dita e djeshme u be edhe me e erret per bavarezet pasi humben edhe Frenk Riberine. Asi francez la fushen ne minuten e 17-te pas nje nderhyrjeje te ashper qe pesoi nga pas nga ana e Zhozuese. Nderkohe me nota pozitive mbylli takimin Arjen Roben qe luajti dje per here te pare pas gjashte muajsh. Nderkohe qe blerjen e re te Bajernit Luiz Gustavo u largua nga Hofenhaimi qe e aktivizoi Van Gal per Timoshuk ne minuten e 69-te zhvilloi nje ndeshje shume te mire.
Kronika
Per sa i perket takimit duhet thene se Bajerni e nisi shume mire. Qe ne minuten e peste Gomez goditi shtyllen nderkohe qe pas dy minutash ishte Tomas Myleri ai qe zhbllokoi takimin. Gjithcka nisi nga kembet e portierit te Bajernit Kraft qe hodhi topin drejt zones se ujqerve aty ku portieri Benaljo shtyu sferen keq duke e perplasur ate ne trupin e Mylerit qe festoi keshtu golin e pare per 2011-n. Me pas ne minuten e 17-te filloi edhe malorja per bavarezet pasi u demtua Riberi. Francezi u detyrua qe te linte lojen. Ne vend te asit francez trajneri i Bajernit Luis Van Gal hodhi ne fushe Arjen Robenin. Me pas ne sulmin e radhes Bajerni arriti qe te merrte edhe nje penallti me ane te Pranjicit te cilen e fitoi zgjuarsisht e rrezoi ne toke Dejagah. Nga pika e bardhe e njembedhjetemetershit u paraqit Filip Lam qe ekzekuton me mire sesa duhet duke goditur shtyllen. Keshtu ne ato momente i vetmi ngushellim i tifozeve bavareze ishte aktivizimi i Robenit qe u rikthye ne fushat e lojes pas gjashte muajsh per here te fundit luajti finalen e Boterorit. Per holandezin duhet thene se gjate pjeses se pare nuk beri shume. Kjo per merite edhe te Volfsburgut qe e rriti volumin e lojes. Ujqerit ne minuten e 37-te goditen shtyllen me Dejagah dhe me pas Digos iu anulua nje gol pasi Sisero ne pozicion jashte loje pengoi Kraftin dhe coi dem perlen e brazilianit. Me pas Krafti per here te pare dje nisi lojen si titullar konfirmoi bindjen e Van Galit me pritjet e tij spektakolare. 22-vjecari ne minuten e 47-te te pjeses se pare i priti nje penallti Grafites. Keshtu me nderhyrjet e tij Kraft mbajti ne avantazh Bajernin qe shkoi me moralin e ngritur ne dhomat e zhveshjes. Me pas me te filluar fraksioni i dyte i takimit Bajerni mori ne dore frenat e lojes duke krijuar disa raste te pastra shenimi. Ne fillim ne minuten e 57-te Roben leshoi nje silur qe Benaljo ndaloi mire. Ndersa ne minuten e 68-te Mario Gomez nuk zbuti mire sferen qe ia dha saktesisht Shvajnshtajgeri dhe u mohoi te tijve gezimin e golit te dyte qe praktikisht do te kishte mbyllur takimin. Pas ketyre episodeve u vertetua edhe ligji i pashkruar i futbollit ne qofte se nuk shenon peson. Ne minuten e 86-te Shvajnshtajger e teproi me kontrollin e topit ne zonen e vet duke i dhene keshtu mundesine Sheferit qe te harkonte per tek Sasha Rite qe me porten bosh realizoi golin e barazimit. Nga ana tjeter per Bajernin provoi te ndryshonte dicka Robeni qe me inkursionet e tij arriti qe te dilte balle per balle me Benaljon qe shtyn topin drejt kembeve te Mylerit qe realizon nje gol pa shume vlera duke qene se ishte ne pozicion jashte loje. Keshtu ne Volkswagen Arena takimi u mbyll ne barazim. Bavarezet dolen nga fusha me moralin ne taka jo vetem per dy piket e hedhura tutje por edhe per demtimin e rende qe pesoi Riberi.
Java e 18-te
Te premten
B. Leverkusen 1-3 B. Dortmund
Te shtunen
Shtutgart 1-0 Mainz 05
Volfsburg 1-1 Bajern Mynih
Nuremberg 0-1 B. Mgladbah
St.Paul 2-2 Frajburg
V. Bremen 2-1 Hofenhaim
Shalke 04 0-1 Hamburg
Sot
1530 E. Frankfurt ndash Hanover 96
1730 Kajzerslautern ndash Keln
Renditja Nd Pike
1 B.Dortmund 18 46
2 Mainz 05 18 33
3 Bajer L. 18 33
4 Hanover 96 17 31
5 Bajern M. 18 30
6 Frajburg 18 29
7 Hamburg 18 27
8 E. Frankfurt 17 26
9 Hofenhaim 18 25
10 Shalke 04 18 22
11 Nyrembenrg 18 22
12 V. Bremen 18 12
13 Kajzerslautern 17 21
14 Volfsburg 18 20
15 St.Pauli 18 18
16 Shtutgart 18 15
17 Keln 17 15
18 B.Mladbah 18 13
Reali i Madridit kerkon Van Nistelroin
Sulmuesi i Hamburgut Rud van Nistelroi thuhet se ka kerkuar nga klubi qe te lihet i lire per tu rikthyer tek Reali i Madridit pasi degjoi se los blankos ishin te interesuar per sherbimet e tij pas demtimit te gjate te Gonzalo Higuainit. Lajmi behet i ditur nga e perditshmja sportive Kicker. Me pare edhe drejtori i pergjithshem i Realit te Madridit Horge Valdano ka konfirmuar se klubi po interesohej per nje sulmues gjate merkatos se janarit. Pasi degjoi se spanjollet deshirojne ta kthejne ne Santiago Bernabeu me nje kontrate gjashtemujore dhe pasi shikoi mungesen e vullnetit tek gjermanet per kete levizje Van Nistelroi humbi kontrollin. Holandezi doli jashte hotelit ku ishte i grumbulluar me Hamburgun the tha Nese nuk me lini te kthehem ne Madrid une kurre nuk do te kthehem per Hamburgun perseri. Zedhenesi i skuadres Joern Velf refuzoi te pohonte ose mohonte se 34-vjecari i ka dhene ultimatum klubit gjerman.
Van Nistelroi eshte ne hotel me skuadren. Trajneri do ta hedhe ne fushe kunder Shalkes neser - theksoi ai.