E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga Bajerni hedh tutje dy pike ne Gladbah

Skuadra e Van Galit bazoi dje ne Gladbah 3-3. Mainci pesoi humbjen e dyte radhazi

Skuadra me e titulluar ne Gjermani Bajerni i Mynihut po kthehet gjithmone e me shume ne nje ekip kupash. Keshtu pas fitores qe moren ne Rumani ndaj Kluzhit ishte e katerta ne kater takime ekipi i drejtuar nga Luis van Gal udhetoi dje per ne Gladbah vetem me nje qellim marrjen e tri pikeve qe do te ngushtonin keshtu distancen prej 10 pikesh qe i ndante me te paren e klasifikimit Borusian e Dortmundit. Por ne Gladbah bavarezet edhe pse krijuan shume raste nuk munden te merrnin ate cka donin.

Kronika

Qe ne fillim te takimit u kuptua se pasditja e djeshme nuk do te ishte shume e mire per Bajernin. Portieri i bavarezeve Hans-Jerg Byt praktikisht u dhuroi golin e avantazhit pritesve pasi nuk arriti qe te frenoje sferen e harkuar nga Patrik Herman. Menjehere pas ketij gabimi ekipi i drejtuar nga Van Gal nisi te ndertonte lojen cka i dha mundesi qe edhe te gjente menjehere golin e barazimit. Ishte i perhershmi Gomez qe ne minuten e 11-te u ngriu buzeqeshjen te pranishmeve pasi ktheu ne gol nje kros te mrekullueshem te nisur nga kembet e te riut Toni Kros. Pas barazimit skuadra bavareze fitoi qetesi dhe administroi sferen me se miri gati-gati perqindja e mbajtjes se topit shkoi 80 me 20 ne favor te miqve. Si rrjedhoje e lojes korale miqte rrezikuan perseri. Kesaj radhe ishte mesfushori turk Hamit Altintop qe goditi mjaft fort sferen qe u ndalua nga duart e portierit kundershtar. Ne minuten e 30-te turku qe luan ne vend te te demtuarit Arjen Roben justifikoi besimin e Van Galit dhe i dha nje harkim perfekt Shvajnstaigerit qe nuk mundi te realizoje me koke pasi vetem traversa e pengoi topin te hynte ne porte. Pas ketij rasti mesfushori i kombetares gjermane qe ishte edhe lojtari qe spikati me shume kaloi te tijte ne avantazh ne minuten e 40-te. Shefi i mesfushes bavareze pasi mori nje harkim te bukur nga Pranjic me take mposhti portierin dhe u dha te tijve avantazhin. Pas ketij goli te bukur Shvajnshtaigeri shkaterroi gjithcka qe kishte ngritur vete pasi ne minuten e 43-te nuk ktheu ne gol nje penallti te fituar nga Altintop. Ky gabim i numrit 31 ne fund te takimit do te rezultonte fatal. Keshtu vendasit e Borusias se Myncengladbahut ne fraksionin e dyte te takimit u futen me moral te larte duke qene se kundershtari nuk shfrytezoi momentin per te vrare ndeshjen. I sapofuturi ne loje Igor de Kamargo ne minuten e 56-te i dha nje pas talentit gjerman Marko Reus. Ky i fundit perfitoi mjaft mire nga mbrojtja e dobet e Bajernit Demikelis nuk ndoqi aksionin dhe u gjend balle per balle me Bytin qe e mund duke goditur ne cepin e portes se mbrojtur nga 35-vjecari. Me pas kur kishin kaluar vetem kater minuta ishte vete sulmuesi belg qe perfitoi perseri nga mbrojtja e dobet e Bajernit kesaj radhe Van Byjten kerkoi te ndalonte De Kamargon ne menyren me te gabuar te mundshme dhe arriti te gjente nje tunel mes kembeve te portierit Byt. Keshtu Van Gal ne minuten e 70-te u kujtua qe kishte ne stol Tomas Mylerin dhe e aktivizoi ate ne vend te mesfushorit shkaterrues Andreas Otell. Ne kete menyre skuadra bavareze ndryshoi teresisht pasi Shvajnstaigeri mori rolin e tij para mbrojtjes se bashku me Timoshukun ndersa si trekuartiste luajten Kros Myler dhe Altitop. Pas zevendesimeve ekipi i Van Galit mori serish lojen ne dore dhe arriti te gjente golin e barazimit 6 minuta para se te mbaronte koha e rregullt dhe i gjithe takimi mesfushori ukrainas Timoshuk gjeti ne krahun e djathte kapitenin Filip Lahm qe pasi mori topin ne te hyre te zones kundershtare u tregua i qete dhe priti derisa portieri kundershtar te perkulej dhe ne ate moment realizoi nje gol spektakolar duke derguar sferen ne cepin e majte te katerkendeshit te Borusias se Myncengladbahut. Ne fund te takimit skuadra e Bajernit nuk u mjaftua me kaq pasi preku golin edhe ne raste te tjera. Ne fillim Gomez gati sa nuk realizoi pasi ktheu sferen mjaft bukur nderkohe qe i riu Kros ne minuten e fundit dergoi topin fare pak larg portes. Autori i asistit perfekt ishte Myleri. Keshtu me keto dy raste te pastra shenimi Bajerni mbylli takimin qe ne fraksionin e pare e kishte dominuar.

Merr fund perralla e Maincit

Ne takimet e tjera te vlefshme per javen e 11-te te Bundesliges spikat humbja e dyte radhazi e Maincit te mrekullive. Skuadra e Tyshel pas disfates qe pesoi nje jave me pare ne fushen e vet ndaj Borusias se Dortmundit humbi perseri dje perballe Frajburgut. Golin e vetem te takimit e shenoi nga pika e bardhe e penalltise Papis Sise. Nderkohe qe humbje jashte mureve mike ka marre edhe skuadra e Volfsburgut. Ekipi i drejtuar nga Stiv Meklaren edhe me yje ne fushe nuk mundi te merrte asnje pike perballe Eintrahtit te Frankfurtit. Nderkohe qe fitore ne shtepi kane regjistruar vetem dy skuadra Hamburgu mundi Hofenhaimin ndersa Nyrembergu perkuli ne Bavari skuadren e Kelnit.

Rezultatet

Te premten

Shalke 04 3-0 St.Pauli

Te shtunen

Hamburg SV 2-1 Hofenhaim

E. Frankfurt 3-1 Volfsburg

B. Mgladbah 3-3 Bayern M.

Nyrennberg 3-1 FC Cologne

Frajburg 1-0 Mainz 05

Sot

1530 Hanover 96 - Borusia Dortmund

1730 Bayer L. ndash Kaizerslautern

1730 VfB Shtutgart - Verder Bremen

Renditja

Nd. Pike

1 Borusia Dortmund 10 25

2 Mainz 05 11 24

3 Eintrakt Frankfurt 11 19

4 Hofenhaim 11 18

5 Bajer Leverkusen 10 18

6 Nyrenberg 11 18

6 Hamburg SV 11 18

8 Frajburg 11 18

9 Bajenr Myncen 11 16

10 Hanover 96 10 16

11 Verder Bremen 10 14

12 Volfsburg 11 13

13 St.Pauli 11 13

14 Kaizerslautern 10 10

15 Shalke 04 11 9

16 FC Keln 11 8

17 VfB Shtutgart 10 7

18 B. Mgladbah 11 7

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›