E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe kufiri ne bisedimet Kosove-Serbi

E perditshmja Koha Ditore njoftoi dje se autoritetet ushtarake serbe kane kerkuar nga komandanti i KFOR-it Erhard Buhler qe te bisedojne per ndryshimin e vijes kufitare ne mes te Kosoves dhe Serbise. Lajmin e ka bere te ditur per gazeten nje burim nderkombetar sipas te cilit takimi i pare do te zhvillohet kete muaj ne Nish te Serbise.

Takimi do te mbahet me 18 nentor dhe do te zhvillohet ne Nish. Ky takim do te mbahet me kerkese te autoriteteve ushtarake serbe te cilat kane kerkuar qe te ndryshohet vija kufitare me Kosoven ajo vije qe eshte caktuar sipas Marreveshjes se Kumanoves ka thene ky burim me kusht anonimiteti. Sipas tij per keto bisedime jane njoftuar edhe autoritetet ne Kosove e po ashtu eshte biseduar edhe ne takimin qe komandanti i KFOR-it ka mbajtur te premten me drejtorin e pergjithshem te Policise se Kosoves Reshat Maliqi.

Per shkak te mosdefinimit te sakte te vijes kufitare banoret e Kosoves ne anen e Anamoraves ne kufi me Serbine shpesh here jane konfrontuar me policine kufitare te Serbise. Muaj me pare ne Kamenice madje ka pasur edhe protesta nga banoret te cilet jane ankuar se autoritetet serbe te kufirit jane futur ne pjesen e Kosoves.

Sipas Marreveshjes se Kumanoves te nenshkruar ne mes te forcave te NATO-se dhe autoriteteve te atehershme te Serbise kufizimi i Kosoves me Serbine nuk eshte i definuar si Kufi por si Vije administrative kufitare. Me gjeresisht per kete ne numrin e sotem te gazetes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›