E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje zonje e nje piano cliruese

Tinguj parajsore nga koncerti solistik i pianistes Rudina Ciko mbajtur me 2 nentor 2010 ne Sallen e Kuqe te Pallatit te Rinise ne Prishtine

Interpretimi brilant i pianistes nga Tirana Rudina Ciko pa medyshje na beri te clirohemi nga ankthet e perditshmerise sone duke e kuptuar se muzika eshte terapi e pazevendesueshme per shpirtin e trembur te njeriut neper kohet dhe hapesirat tona. Kete me se miri na deshmuan tingujt e prajshem parajsore te cilet eremuan hapesiren koncertale per te frymuar gjalleri jete te cilen rralle here e ndjejme ne brendine e shpirtrave te trazuar...

Pianistja e mirenjohur nga Tirana Rudina Ciko dite me pare mbajti koncertin recital ne Prishtine. Kjo ngjarje kulturore e pagezuar In Memory of Chopin amp Schumann e cila ka rendesi te vecante ne sensibilizimin e vlerave artistike nga fusha e muzikes klasike u organizua ne Sallen e Kuqe te Pallatit te Rinise ku nje numer i madh i adhuruesve te muzikes serioze per nje cast ndalen frymemarrjet e tyre per tu akorduar me ritmin e tingujve te cilet prajshem dhe me ngadale shkriheshin ne zemrat e tyre per te vazhduar frymemarrjen se bashku me rrjedhen e tingujve magjepses te cilet kendshem e miklonin kete mbremje te vecante plot solemnitet te mbeshtjelle me ngjyrat e nje timbri te vecante dhe cilesore ku ashpersia embelsia dhe ngrohtesia korrespondonin bukur me tone te qarta e te pastra qe na vinin si nje kenge ngushellimi e shkrire ne nje teresi harmonike. Pra konsistenca harmonike e ekzekutimit te zonjes Ciko ndash pa dyshim na japin nje pasqyrim te nje profesionalizmi tashme te arrire ne profesionin e pianistes e cila drojen qemoti e kishte konvertuar me guximin e plote. Ne kete kuptim ajo na dhuroi nje interpretim pianistik te shkelqyer me performance te rralle dhe te paharruar per publikun e ngazellyer me lojen e saj.

Me kete rast artistja e nderuar zonja Ciko luajti veprat e njohura nga autoret klasik me fame boterore sic jane Chopin dhe Schumann. Nga Shopin luajti Sonata nr. 3 Op. 58. Kurse nga Schumann ekzekutoi Phantasie Ut minor op. 17.

Loja e saj elegante prej nje profesioniste dhe pedagogeje te vertete qartazi na deshmuan njohurite dhe shkathtesite per te nxjerre ne pah ngjyrat e tingujve parajsore te cilet sikur dilnin nga gurrat e cemta me nje pasterti te narte - per ta shuar etjen e shpirtit me tingellimen e bukur e cila rrodhi nga interpretimi virtuoz i artistes sone e cila mjeshterisht me lojen e saj na cliroi nga ngerci i perditshmerise...

Paraprakisht para se te shfaqet para publikut te kryeqendres sone pianistja e nderuar performoi ne Tirane dhe ne Podgorice.

Rudina Ciko ne vitin 1984 me rezultate maksimale i mbaroi studimet per piano. Qe nga viti 1990 eshte profesoreshe e pianos ne Fakultetin e Muzikes ne Akademine e Arteve ne Tirane. Ne vitin 1995 specializohet ne Konservatorin G. Verdi ne Milano si dhe ne Konservatorin Luca Marenzio ne Bresda te Italise. Ne vitin 1996 kryen kursin pasuniversitar te interpretimit muzikor per piano ne Akademine e Muzikes C. Parambescu ne Bukuresht e sistemuar ne klasen e prof. C. I. Vovu. Me pastaj ne vitin 2000 po ashtu specializohet ne CNS te Parisit ne klasen e prof. G. Fremy. Krahas angazhimeve pedagogjike Rudina Ciko ka edhe nje aktivitet te pasur me koncerte te shumta si soliste dhe si pjesemarrese ne ansamble te ndryshme te dhomes. Ne vazhden e aktiviteteve ajo ka dhene nje kontribut te konsiderueshem me koncerte te shumta ato recitale solo dhe me Orkestrat e RTV Shqiptar te TKOB te AA.

Po ashtu zonja Ciko eshte pjesemarrese ne te gjitha festivalet e zhvilluara ne Tirane te organizuara nga shoqatat kulturore Ditet e Reja te Muzikes Shqiptare Ditet Nderkombetare te muzikes se Dhomes Festival i Muzikes Kontemporane Festival i Shopenit Festivali Romanca Shqiptare Ekzekutimet e saj neper koncerte te ndryshme jane regjistruar nga radio Tirana dhe pa ashtu veprimtaria e saj artistike eshte filmuar nga Televizioni Shqiptar si dhe nga disa stacione private.

Pervec koncerteve te organizuara ne Tirane dhe qytete tjera te Shqiperise pianistja Rudina Ciko aktivitetet e saja i zhvilloi edhe ne shume shtete jashte vendit. Ajo u prezantua edhe ne Firence Milano Sicili dhe Sardenje te Italise. Pastaj ne France Austri Greqi Maqedoni Belgjike Kosove dhe ne Spanje.

Aktualisht zonja Ciko eshte pedagoge e klases se pianos principale ne AA dhe qe nga viti 2001 eshte Asistente Profesoreshe. Per punen e saj ne vitin 2007 nderohet me cmimin Kult si instrumentistja me e mire e vitit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›