E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria Superiore Laci befason Dinamon

Ne Qemal Stafa kampionet ne fuqi barazuan 3-3. Besa dhe Kastrioti ndane nga nje pike ne Kavaje

Laci mori nje pike te merituar ne barazimin 3-3 me Dinamon ne stadiumin kombetar Qemal Stafa ne nje sfide me emocione e gola te vlefshme per javen e 10-te te Superliges. Kampionet ne fuqi te Shqiperise bllokohen per here te trete ne kryeqytet duke futur ketu edhe humbjen me Flamurtarin 0-1 java e pare dhe barazimin me Tiranen 1-1 java e shtate. Dinamo ne ndeshjen e dyte me trajnerin argjentinas ne bankine ruajti e vetme kreun edhe kete jave por rezultati u mundeson dy rivaleve te tjere per titull Flamurtarit dhe Skenderbeut - do te ndeshen midis tyre te dielen ne Vlore ndash te ngushtojne diferencen deri ne nje pike nderkohe qe ne javen e fundit te fazes se pare djemte e Blankos do te udhetojne drejt Korces. Ne dukje rezultati 3-3 ne ndeshjen e pare qe dinamovitet pesojne kaq shume gola mund te duket zhgenjyes per lideret e Superliges por ne konferencen e tij per shtyp trajneri argjentinas i bluve nuk u shpreh aspak i pakenaqur duke theksuar se Laci ishte nje ekip i forte. Nuk jam absolutisht i zhgenjyer nga rezultati. E dija qe Laci ishte ekip i forte. I pashe ne ndeshjen kunder Skenderbeut dhe me lane pershtypje te mira. Eumlshte nje ekip shume i shpejte dhe me organizim te mire - komplementoi kundershtaret Blanko i cili me ndeshjen kunder kurbinasve mbylli edhe pezullimin dyjavor nga Komisioni i Disiplines prane FSHF-se.

Mesfushori sulmues i Dinamos Emiljano Vila celi serine e golave ne minuten e 7-te njeheresh edhe goli i tij i peste sezonal. Kurbinasit reaguan fuqishem duke realizuar dy gola brenda pese minutash ne porten e mbrojtur nga Alban Hoxha Vangjel Mile 27 dhe Erjon Vucaj 32 duke kryesuar befasisht 2-1. Gjashte minuta me pas Elis Bakaj 38 golashenuesi me i mire i Superliges 6 gola perfitoi nga nje top i grushtuar nga portieri Bledi Vashaku duke barazuar rezultatin ne 2-2. Trajneri i Lacit Stavri Nica u shpreh i kenaqur me barazimin ndaj kampioneve ne fuqi dhe liderit te kampionatit. Ditem te luanim futboll kunder nje ekipi te mire sic eshte kampionia ne fuqi e vendit. Dinamoja eshte nje model per te gjitha ekipet shqiptare ne te gjitha drejtimet. Seriali i golave vazhdoi edhe ne pjesen e dyte me sulmuesin lushnjar Fatjon Sefen qe i coi shifrat 3-2 per Dinamon ne minuten e 75-te por me nje kundersulm te menjehershem lacjanet vulosen barazimin spektakolar 3-3 ne minuten e 77-te fale golit te Ervis Kajes. Mund edhe te fitonim por lacjanet ishin te zote te shfrytezonin disa pakujdesi tonat. Per sa i perket lojes une mendoj se ne ishim superiore. Ekipi im eshte ne gjendje te mire dhe e tregoi ne fushe. Kaluam ne avantazh disa here por u arritem nga kundershtari fale disa pakujdesive tona ndash perfundoi Blanko. Laci qe nga ana e tij regjistroi barazimin e dyte ne transferte konfirmoi veten se eshte nje njohes i mire i portes dinamovite pasi dhe ne viziten e meparshme ne kryeqytet kishte shenuar jo pak por kater gola ne fitoren 4-2 kunder Dinamos nje ndeshje kjo e vlefshme per edicionin 2009-2010. Per ne ka qene shume e rendesishme gjithmone te prodhojme loje dhe sot e treguam me se miri. Me pelqeu gjithashtu karakteri i lojtareve qe arriten te barazonin golat e Dinamos. Mendoj se ky rezultat na jep shume besim duke pare qe ska ekipe me te mira se Dinamoja - perfundoi trajneri i Lacit Stavri Nica i cili sezonin e kaluar arriti ta coje per here te pare skuadren e tij ne Evrope.

Besa-Kastrioti

Ne Kavaje Besa ka shenuar nje tjeter rezultat zhgenjyes duke konfirmuar se objektivi i vetem per kete sezon eshte mbijetesa. Skuadra verdhezi nuk shkoi me teper se barazimi pa gola perballe Kastriotit me te cilin ndan vendet 9 dhe 10 ne kuoten e tete pikeve. Pergjate gjithe 90-minuteshit vendasit paten nje epersi te lehte por hasen ne nje kundershtar te organizuar mire ne repartin e terhequr.

Te tjerat

Java e dhjete e Superliges vijon sot me superperballjen mes Flamurtarit dhe Skenderbeut ne Vlore nderkohe qe ne Shkoder luhet derbi i krizes mes Vllaznise dhe Elbasanit. Nderkohe diten e hene ne Durres Teuta vendase pret Bylisin qe mban vendin e parafundit ne renditje.

Superliga java e 10-te

Te shtunen

Dinamo 3 - 3 Laci

Shkumbini 1 - 3 Tirana

Besa 0 - 0 Kastrioti

Te dielen

Flamurtari - Skenderbeu ora 1300

Vllaznia - Elbasani ora 1400

Te henen

Teuta - Bylis ora 1400

Renditja Nd. Pike

1. Dinamo 10 23

2. Skenderbeu 9 19

3. Flamurtari 9 19

4. Tirana 10 15

5. Shkumbini 10 14

6. Teuta 9 12

7. Vllaznia 9 11

8. Laci 10 11

9. Besa 10 8

10. Kastrioti 10 8

11. Bylis 9 7

12. Elbasani 9 6

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›