E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajaks sarriti dot kreun e kampionatit ne Holande

 Ishte një mundësi e madhe që këta shigjetarë të dilnin në krye të garës. Por, për Ajaksin nuk qe e thënë të ndodhte kështu. Skuadra nga Amsterdami u mbajt në një barazim 1-1 në fushën e vet, një e papritur e shkaktuar nga skuadra modeste ADO e Den Hagës.
Ndeshja ishte e hapur dhe me raste në të dyja portat. Goli nuk vonoi dhe ai u shënua nga skuadra mike. 
Niklas Moisander gaboi dhe Çeri e shfrytëzoi mjaft mirë mundësinë që iu dha. Ishte pjesa e parë dhe Den Haga e pa veten në avantazh.
Ajaksi u përpoq shumë, por nuk e pati aspak të lehtë. Rastet u shpërdoruan njëri pas tjetrit dhe goli i barazimit erdhi vetëm kur kishin mbetur 5 minuta deri në përfundim të ndeshjes. Autor ishte Lase Shone.
Ajaks mbetet 2 pikë pas PSV Ajndhovenit që kryeson ligën holandeze.
Ndërkaq, në kampionatin francez ndodhi debutimi i anglezit Dejvid Bekam. Mesfushori 37-vjeçar hyri si zëvendësues në derbin mes Paris SG dhe Olimpikut të Marsejës.
Gruaja e Bekamit, Viktoria, ishte në shkallët e stadiumit, ndërsa gjithçka shkoi mirë për parizienët që fituan 2-0, duke përfituar nga një autogol si dhe nga një gol i vonshëm shënuar nga Zllatan Ibrahimoviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›