Feith Lunacek Te mbrohet trashegimia kulturore e fetare
Perfaqesuesi Special i Bashkimit Evropian Pieter Feith dhe Raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek kane kerkuar qe te ruhet trashegimia kulturore e fetare.
Ata kane bere keto komente gjate nje vizite te perbashket ne Prizren ku kane takuar perfaqesues te shoqerise civile dhe autoritetet lokale.
Feith ka kerkuar ruajtjen e Qendres Historike te Prizrenit.
Legjislacioni i Kosoves per trashegimine kulturore dhe fetare eshte ne pajtim me standardet nderkombetare dhe pasqyron Kosoven shume etnike me diversitet te pasur dhe ne shpresojme qe se shpejti te shohim miratimin e ligjit i cili ka per synim mbrojtjen e gjithe Qendres Historike te Prizrenit e citon Feith nje komunikate e leshuar nga Zyra e Perfaqesuesit Special te BE-se.
Eshte e qarte se nevojiten veprime me konkrete nga autoritetet kompetente per ruajtjen e Qendres Historike. Zhvillimi i pakontrolluar sot perben nje rrezik te madh per Qendren Historike te Prizrenit dhe une i bej thirrje Kryetarit te Komunes qe te reagoje me force ndaj ndertimeve te cilat nuk jane ne pajtim me legjislacionin perkates ka thene Feith.
Raportuesja per Kosoven ne Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek ka thene se Prizreni me tri gjuhet e tij dhe me sfondin shume-kulturor eshte dhe mund te jete nje shembull i mire evropian per Kosoven dhe gjithe rajonin.
Une jam e lumtur qe sot ne Prizren shoh disa zhvillime pozitive ne kete kontekst por ne te njejten kohe deshiroj te perseris se eshte e nevojshme te behet me teper per te siguruar mosdegradimin e vendeve te rrezikuara te trashegimise.
Ne rezoluten time per Kosoven une kam theksuar se Parlamenti Evropian mbeshtet mbrojtjen e duhur te trashegimise kulturore e cila eshte me rendesi per te gjitha komunitetet ne Kosove ka thene Lunacek.