FSHF ndal futbollin
Situata qe u krijua pas asaj cka ndodhi te premten ka bere qe Federata Shqiptare e Futbollit te nderprese ne mes javen e 17-te te Superliges. Vendimi u mor dje pasi u luajten edhe dy takimet te tjera te vlefshme per javen e 17-te te Kategorise Superiore Vllaznia-Besa dhe Bylis-Laci. Edhe pse ne keto ndeshje nuk u regjistrua asnje incident frika te drejtuesit e FSHF-se beri qe kampionati ne ndale kete jave. Federata Shqiptare e Futbollit qe diten e premte kishte menduar te ndalte aktivitet futbollistike ne vend duke qene se forcat e rendit ishin te angazhuara me protestat.
Sugjerim i policise
Burime prane paleve pra FSHF-se dhe Policise se Shtetit bejne me dije se vendim nje i tille u mor nga institucioni me i larte i futbollit ne Shqiperi me sugjerim te forcave blu. Per keto te fundit ne kete situate do te ishte shume e veshtire mbarevajtja e nje ndeshjeje edhe pse dje u zhvilluan dy te tilla ku nuk u shenua asnje rast dhune. Kesisoj eshte vendosur qe tri ndeshjet e mbetura te javes se 17-te te Superliges te shtyhen per nje date tjeter sikurse ka njoftuar FSHF-ja ne nje te ardhme te afert e cila mbetet te saktesohet perfundimisht.
Shulku
Por me shume sesa mungesa e forcave te rendit shtyrja ka ardhur nga frika e rremujave ne stadiume. Menduam te qendronim te qete keto dite pasi mund te kete probleme edhe neper stadiume - sqaroi shefi i Sektorit te Garave ne Federate Ilir Shulku. - Vendimi u mor jo vetem per shkak te policise e cila na i kishte garantuar ndeshjet por edhe per mungesen e sigurise. Per te pare se kur do te rinise kampionati do te presim keto dite zhvillimin e ngjarjeve - shtoi ai. Kjo eshte shtyrja e dyte qe i behet Superliges pas asaj te dy muajve me pare qe erdhi si rrjedhoje e permbytjeve ne Shkoder.