E Enjte, 5 Nëntor 2026

Serbia përparon me vaksinimin

Serbia është ndër vendet e rajonit ku procei i vaksinimit po ecën më mirë. Madje Serbia ka parakaluar edhe vende te përparuara të BE-së me vaksinimin. Ministri i Shëndetësisë i Serbisë Zlatibor Lončar e shpjegon suksesin e deritanishëm me faktin se vendi i tij, ndryshe nga vendet perëndimore, është përpjekur të marrë vaksina nga të gjithë ofruesit.
Prandaj në Serbi janë në dispozicion prej disa javësh jo vetëm vaksinat e Pfizer/Biontech, por edhe vaksina ruse “Sputnik V” dhe vaksina kineze Sinopharm. Po ashtu ndryshe nga shumë vende të tjera, qytetarët e Serbisë mund të zgjedhin se çfarë vaksine dëshirojnë të bëjnë.
Sipas burimeve zyrtare ne Ministrinë e Shëndetësisë, vaksina ruse është më e preferuara në Serbi. 40 përqind e atyre që dëshirojnë të vaksinojnë kanë zgjedhur “Sputnik V” dhe vetëm 28 përqind Pfizer.
Arsyeja kryesore që Serbia radhitet ndër vendet kryesuese në garën e vaksinimit lidhet me Kinën, e cila deri tani i ka lëvruar Serbisë një milion doza të vaksinës Sinopharm – një shumë e konsiderueshme për këtë vend me shtatë milion banorë.
Ndërkohë është vënë re edhe një bashkvpunim mes vendeve të rajonit. 

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha së fundmi se Serbia i mundësoi së fundi Maqedonisë së Veriut të blinte prej saj 8,000 doza vaksine Pfizer/Biontech. Presidenti Vuçiç njoftoi po ashtu plot kënaqësi se Serbia mund të ofrojë ndihma të mëtejshme: “Ky është një hap miqësor dhe vëllazëror drejt qytetarëve të Maqedonisë e Veriut. Ne nuk kemi asnjë problem për të ndihmuar edhe Shqipërinë. Dhe jemi gjithashtu të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët në Kosovë”- tha Vuçiç. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›