E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundestagu debaton për testet e embrioneve

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 20:33

Bundestagu në Berlin ka diskutuar për një çështje etike të rëndësishme: diagnozat e implantacionit të embrioneve.

Fjala është për ndalimin apo jo të testeve me embrione para fertilizimit artificial. Në parlament janë paraqitur tri projektligje të ndryshme.

Mbështetësit e një metode të tillë thonë se një diagnostifikim i këtillë do të mundësonte që çiftet me probleme gjenetike të lindin një fëmijë të shëndoshë.

Sipas tyre, një metodë e tillë e shtatzanisë artificiale me gjene të studiuara më parë do të zvogëlonte numrin e dështimeve dhe lindjeve të fëmijëve me të meta.

Ndërsa kundërshtarët pohojnë se fjala është për keqpërdorim dhe mundësi që të lindin të ashtuquajtur fëmijë të programuar më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›