NATO Te tjere avione mbi Libi. Gjermania e Turqia kunder misionit ushtarak

NATO kërkon avionë të tjerë për misionin në Libi. Në ditën e parë të samitit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës, në Berlin, e fokusuar tërërisht mbi situatën në Libi, sekretari i përgjithshëm, Rasmusen tha se nuk mori ndonjë premtim konkret për kërkesën e tij, por mbetej me shpresë.
Përkundër pakënaqësisë së shprehur hapur të Francës dhe Britanisë së madhe për ecurinë e sulmeve ajrore, Rasmusen konfirmoi se NATO do të vazhdojë ditë pas dite, sulm pas sulmi të shënjestrojë forcat besnike te Gedafit.
"Tani, ata i fshehin armët e rënda në zona të populluara, ndërsa më parë ishte më e lehtë të asgjësoheshin. Për të shmangur viktimat civile na duhen avionë me precision më të lartë për sulmet tona nga ajri drejt objektivave në tokë” tha Rasmusen.
Londra dhe Parisi i bënë thirrje aleatëve të përfshihen me avionë për sulmet në tokë, në mënyrë që të intensifikohet fushata.
Aleanca ka të aktivizuar 195 avionë dhe 18 anije luftarake, ndërsa 2038 fluturime janë kryer në dy javët e fundit. Vetëm 6 nga 28 anëtarët e NATO-s janë përfshirë direkt në sulme, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë reduktuar rolin e tyre.
Misioni në Libi po nxjerr në pah disa divergjenca mes shteteve, pasi Gjermania dhe Turqia kundërshtojnë aksionin ushtarak. Kjo ka qenë edhe bazë për zgjedhjen e Berlinit për mbajtjen e samitit dyditor, i pari në 15 vitet e fundit në këtë qytet. Ministri i jashtëm gjerman Vestervelle, nënvizoi rëndësinë e organizatës për Gjermaninë, duke thënë se Berlini është një qytet që të kujton lirinë dhe të drejtat e njeriut, vlera që mbron NATO.
Ndërkohë, avionët e aleancës kanë përforcuar sulmet mbi Tripoli, por, sipas Reuters, është dëgjuar sërish edhe zhurma e kundërajrorëve.
Juli Prifti