Bundestagu voton pro fondit te shpetimit te BE

Parlamenti gjerman voton në favor të fondit të shpëtimit të Bashkimit Europian. Votimi në Bundestag i hap paraprakisht rrugën lëvrimit të kestit prej 8 miliardë euro për Greqinë. 523 parlamentarë votuan në favor dhe 85 kundër. Tre deputetë abstenuan.
Por në Berlin vota mbart dhe një tjetër peshë pasi konsiderohej si test i rëndësishëm për autoritetin e kancelares Angela Merkel ndërsa brenda koalicionit të saj kishte nga ata që kishin premtuar se do ta kundërshtonin projektligjin e propozuar. Zemërimi i deputetëve gjermanë mbështetet kundërshtimi i gjermanëve për të paguar gjithnjë e më tepër të holla për të stabilizuar eurozonën.
Në bazë të projektligjit të miratuar fondi i shpëtimit të euros nga 250 arrin në 440 miliardë euro. Kontributi gjerman do të dyfishohet nga 123 në 211 miliardë euro. Në të njëjtën kohë lejohet blerja e bonove shtetërore në sistemin bankar të nivelit të dytë si dhe në dispozicion të vendeve në vështirësi vihen disa linja kredie. Në bazë të marrveshjes së arritur nga Këshilli Europian më 21 korrik të 17 vendet anëtare të eurozonës të gjitha parlamentet e vendeve respektive duhet të adaptojnë masat e reja. Pas votimit të sotëm janë dhjetë vendet e eurozonës që i kanë thënë po miratimit të fondit.
Delina Bitarku