Bunjaku mbush bateritë

Dymbëdhjetë gola në sezonin e tij të parë në Bundesligën gjermane me Nurnbergun dhe pjesëmarrës në Kampionatin botëror me Zvicrën, Albert Bunjaku duket se i ka realizuar ëndrrat e tij.
Tani sulmuesi kosovar është duke i përjetuar pasojat e ëndrrave, pasi me kokë ende është në qiellin e shtatë dhe me mungesë të stërvitjeve, pasi i ka filluar me vonesë përgatitjet për edicionin e ri.
Mirëpo, Bunjaku thotë se po mundohet maksimalisht të zërë hapin me pjesën tjetër të ekipit. “Jam duke bërë ekstra stërvitje dhe besoj se deri në fillim të sezonit do të jem i gatshëm”, ka thënë Bunjaku për tabloidin gjerman, Bild.
Reprezentuesi i Zvicrës është i vetëdijshëm se në sezonin e kaluar nuk kishte shkëlqyer plotësisht. “Në fund të sezonit isha i lodhur fizikisht dhe psiqikisht. Tani jam i gatshëm të punoj më tepër që t’ia dal më mirë deri në fund të sezonit të ri”, ka thënë reprezentuesi zviceran.
Në sezonin e ri, duket se Bunjaku nuk do të luajë si zakonisht në qendër të sulmit, por në krah. “Nuk është problem. Mund të luaj edhe në atë pozitë”, ka theksuar Bunjaku.