Mezi pret të luajë me Ibrën
Emir Bajrami është gëzuar kur ka marrë ftesën nga selektori i Suedisë, Erik Hamren, për ndeshjen miqësore të 11 gushtit, në të cilën përfaqësuesja suedeze do të luajë kundër asaj të Skocisë.
Në fakt, për Bajramin nuk është diçka e re përfshirja e tij në reprezentacionin suedez, sepse ai ka debutuar qysh në muajin janar me ekipin kombëtar dhe deri më tani mesfushori kosovar i ka zhvilluar tri ndeshje.
Mirëpo, mund të thuhet se kjo ftesë në një aspekt tjetër është e mirëseardhur për Bajramin, sepse më në fund, 22-vjeçarit ëndrra po i bëhet realitet – ai do të luajë kundër skocezëve së bashku me yllin Zlatan Ibrahimoviç.
Për mesfushorin kosovar, Ibrahimoviç ishte idhull, por që Bajrami deri më tash asnjëherë nuk kishte pasur rast të takohet me të.
“Më duhet të them se ajo ndeshje do të jetë e mrekullueshme për mua dhe rast shumë i mirë për t’u takuar me Zlatanin. Ai është një futbollistë fantastik dhe për të luajtur me të është diçka e mrekullueshme”, ka thënë Bajrami për uebfaqen suedeze, fotbollskanalen.se.
Kohëve të fundit, Bajrami po kalon nëpër një formë mjaft të mirë, andaj ai pritet të jetë pjesë e përfaqësueses së Suedisë edhe në eliminatoret për Kampionatin evropian që do të mbahet në vitin 2012.
Ndihet mirë në Twente
Gjatë kësaj vere, Emir Bajrami e bëri një hap të madh në karrierë, kur nga Elfsborgu u transferua në Holandë te Twente.
Madje, kosovari mirë e ka nisur aventurën e re të tij me kampionin holandez, duke fituar Superkupën e Holandës, falë fitores që e arriti në përballje me Ajaxin.
Bajrami ka pohuar se po ndihet mirë në ekipin e tij të ri, derisa i ka lavdëruar cilësitë e futbollistëve që aktivizohen në skuadrat holandeze, posaçërisht sulmuesin e Ajaxit, Luis Suarez, lojtar ky që po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane.
“Në Holandë ka shumë futbollistë të mirë, sidomos Suarez, për të cilin nuk ke asgjë çfarë të thuash. Nuk është befasi pse ekipet më të mëdha evropiane e duan atë, siç është Liverpool. Unë jam i befasuar se si ai ende nuk ka kaluar në ndonjë ekip më të madh”, ka thënë Bajrami.
“Po ndihem mirë në Holandë dhe për t’u adaptuar plotësisht normalisht se nevojitet kohë pak më e gjatë. Në ekip kam bashkëlojtarë shumë të mirë dhe gjithçka është pozitive”, ka theksuar Bajrami.
Ai ka pohuar se futbolli holandez është dukshëm më i favorshëm për futbollistët, të cilët duan të zhvillohen edhe më tej, për dallim prej ligës suedeze, ku ai është aktivizuar deri para pak kohësh.
“Nëse dëshiron të zhvillohesh si futbollistë, atëherë liga holandeze është dhjetë herë më e favorshme sesa liga suedeze”, ka përfunduar Bajrami.