E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burdizo mbyll sezonin, ka këputje të ligamentit

Dëmtim i rëndë për Nikolas Burdizon, që la fushën e lojës me barrelë në ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje mes Kolumbisë dhe Argjentinës, e përfunduar 1-2. Mbrojtësi i Romës dhe i kombëtares argjentinase u përlas me Xhejms Rodrigez dhe përdundoi në tokë.

Analizat kanë nxjerrë një këputje në ligamentet e gjurit dhe ai rrezikon 6 muaj stop. “Lojtari do të rikthehet në Itali në fundjavë”, bëri të ditur klubi i Romës. Për Burdizon sezoni duket i përfunduar, ndonëse gjithçka do të merret vesh pas disa ditësh.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›