Turqia, Hidink shkarkohet si trajner i kombëtares
TURQI- Ashtu siç pritej, Gus Hidink është shkarkuar nga drejtimi i kombëtares turke, pas eliminimit në plejof nga Turqia. Federata Turke ka njoftur sot fundin e raportit me teknikun holandez, i cili nuk mundi të çojë dot kombëtaren e këtij vendi në Europian.
Turqia barazoi 0-0 në Zagreb, por humbja 0-3 në shtëpi, kishte mbyllur praktikisht të gjitha llogaritë me kualifikimin.
Edhe pse një trajner ekspert në situata të tilla, “Magjistari” holandez këtë herë nuk ia doli dot. Kontrata e tij skadonte verën e ardhshme, por drejtuesit e futbollit turk kanë menduar ta mbyllin raportin që tani, për t’i hapur rrugë zgjedhjes së trajnerit të ri. Gus Hidink e mori drejtimin e Turqisë 2 vjet më parë, pas përfundimit të aventurës me Rusinë.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)