E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fidel Ylli ironizon Berishën, këndon kinezçe për Maon në Kuvend (VIDEO)

Share

Salla e Kuvendit është pushtuar nga të qeshurat gjatë ditës së enjte kur deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli ka ironizuar kryeministrin Berisha duke kënduar një këngë në gjuhën kineze. Kënga e kënduar prej tij i ishte kushtuar Mao Ce Dunit.

Ndërkohë që deputeti tjetër i kësaj force politike Saimir Tahiri është shprehur se këtë gjuhë e kupton vetëm Eduard Halimi.

Përveç Eduard Halimit që besoj e kupton kinezçen, për ju të tjerët që nuk e keni filluar akoma të mësoni, por pas urdhrit të kryeministrit do ti vërsuleni kinezçes, tha Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›