E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat dhunuesit të gruas

POGRADEC- Gjykata e Pogradecit ka lënë dje në burg pa afat 41- vjetarin e arrestuar për dhunimin e gruas me të cilën bashkëjetonte tre ditë më parë. Mirosh Mrruko ka pranuar krimin dhe dje ka shpresuar në mëshirën e gjykatës. Në seancën për masën e sigurisë prokurori Rushit Hamzallari ka lexuar akuzën të shoqëruar me prova të shumta që gjatë katër muajve që Mirush Mrruko ka dhunuar të shoqen. Sipas akuzës, Mrruko ka qenë që nga viti 1991 emigrant në Greqi ku ka qëndruar gati 10 vjet. Pasi kthehet në fshatin e tij, ai dashuron një vajzë nga fshati i tij Hoshteçë dhe nga martesa lindin dy fëmijë. Por e shoqja i vdes dhe para katër muajsh ai është njohur me 27- vjeçaren nga Kukësi, e cila kishte pasur një martesë të dështuar më përpara dhe kishte sjellë një fëmijë me vete. Por gjatë bashkëjetësës ai ka dhunuar sistematikisht gruan duke i shkaktuar plagë të shumta në trup. Përpara gjykatës Mrruko ka pohuar se e rrihte kur ishte i dehur pasi ai konsumonte vazhdimisht alkool.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›