E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat per pedofilin 22 vjecar

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për 22 vjeçarin Sajmir Demaj i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. 22 vjeçari ka tentuar të përdhunojë një vajzë 6 vjeçare mesditën e së hënës, por falë ndërhyrjes së policisë nuk ka mundur dot. Seanca e zhvilluar pa pranine e medias është drejtuar nga gjyqtarja Albana Selmanaj, e cila pasi ka dëgjuar akuzen dhe mbrojtjen ka vendosur të japë masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundim të hetimeve për 22 vjeçarin përdhunues. Ai eshte cilesuar person me rrezikshmeri te larte shoqerore , nisur nga disa precedente të mëparshëm kriminale per vjedhje, grabitje me pasojë plagosjen, trafik e posedim lëndësh nartkotike, kundërshtim të forcave të policisë, mbi të rëndon dhe akuza e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›