Vrasje e dyfishte ne Fier vret vjehrrin me pas veten

Divorci është bërë shkak për një vrasje të dyfishtë në fshatin Seman të komunës Topojë në Fier. Gentian Nushi 34 vjeç pasi është kthyer për të jetuar përfundimisht në vendlindje ka debatuar më ish-vjehrrin e tij dhe kjo ka çuar deri në vrasjen e 60 vjeçarit Miço Koçi dhe pak minuta më vonë vetëvrasjen e tij. Divorci i çiftit ka ndodhur përpara dy vitesh në Greqi. Prej disa muajsh Gentjan Nushi ishte kthyer nga emigracioni në shtetin fqinj Greqi, për të jetuar përfundimisht në vendlindje . Vendimi për t’u kthyer ka ardhur pas divorcit me vajzën e viktimës. Kjo e fundit jeton në Greqi së bashku me dy fëmijët. Mësohet se 34 vjeçari Nushi që prej kohës, kur ishte kthyer kishte shfaqur shenja depresioni dhe shpesh herë kishte debatuar me prindërit e ish-bashkëshortes. Banesat e dy familjeve janë pranë njëra-tjetrës, rrethanë kjo që ka lejuar takime të shpeshta mes viktimës dhe 34 vjeçarit. Dëshmitë e të afërmve të familjes Koçi tregojnë se ish dhëndri i tyre fajësonte prindërit e ish-bashkëshortes për ndarjen me vajzën e tyre. Ndërsa një grup hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.