E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalizohet zjarri ne Dhermi

Vihet nën kontroll zjarri me përmasa të mëdha që përfshiu fshatin Dhërmi mesditën e së mërkurës. Me ardhjen e katër zjarrfikëseve nga Vlora të ndihmuara dhe me një zjarrfikëse të bazës së Pashalimanit zjarri u lokalizua dhe nuk përbën rrezik për shtëpi banimi. Flakët e zjarrit përfshin sipërfaqe të konsiderueshme me qindra rrënjë ullinj në afërsi të fshatit Dhërmi.

Pikërisht hyrja për në fshatin Dhërmi, duke filluar që nga Palasa ka qenë në një mjegull të dendur tymi. Zjarret janë përqëndruar në lagjen Hondraq të Dhërmiut, ku disa pushues si dhe banorë të fshatit duke qënë në plazh kanë vërejtur tym dhe zjarr në kodrën e fshatit duke lajmëruar menjëherë zjarrfikësit.

Ndërkohë policia e Vlorës ka bërë të mundur dhe shoqërimin e dy personave të cilët dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›