Burg pa afat, për vrasësin e Bekim Cengës
'Burg pa afat', kjo është masa e sigurisë ende në fuqi kundrejt Shpëtim Zizës, 19-vjeçarit me probleme mendore i cili vrau dhe përdhunoi një fëmijë.
Ai akuzohet për vrasje me paramendim, përdhunim dhë armëmbajtje pa leje kundrejt vogëlushit Bekim Cenga.
Sot ka nisur procesi gjyqësor dhe gjykata e Dibrës ka marrë në shqyrtim disa pjesë të dosjes së tij, të mbetura të pashqyrtuara më parë. Gjatë seancës gjyqësorë ishin të pranishëm të afërmit e fëmijës së vrarë,
Bekim Cengës, të cilët kërkuan të funksionojë drejtësia.
Ndërsa të afërmit e Zizës mesa duket për të shmangur konfliktin me të afërmit e fëmijës së vrarë kanë preferuar të qëndrojnë në distancë nga Gjykata e rrethit të Dibrës.
Seanca tjetër është caktuar në datën 29 prill, ndërsa Ziza ka dalë i shoqëruar nga Gjykatame dhjetra policë për ta ruajtur nga konflikti me familjarët e Bekim Cengës.