E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë për tranzicionin shqiptar dhe atë spanjoll

Tranzicioni shqiptar dhe qasja e tij e krahasuar me atë spanjoll, ishin në qendër të një Konference të organizuar nga Ambasada spanjolle dhe Instituti i dialogut e Komunikimit. Dy tranzicione të ndryshëm, kushtëzuar nga forma e diktaturave, vendndodhja përkatëse dhe historia.
Anna Balletbo Presidente e Fondacionit Kombëtar të Studimeve Spanjolle
“Askush nuk e lë pushtetin me vullnet të lirë. Në Spanjë bëmë një tranzicion teknik. Spanja e viteve ‘80 nuk ngjan me Shqipërinë e sotme, që ende po jeton tranzicionin e saj drejt integrimit në demokracitë europiane. Ka një distancë të ndryshme historike dhe gjeografike. Spanja është në kufi me Francën, ndërsa Shqipëria me Serbinë. Tek ne ishin të rinjtë e fundit të Frankizmit, që kuptuan se sistemi diktatorial nuk kish të ardhme dhe i bënë ata ndryshimet politike, duke pranuar monarkinë si sistem politik dhe deleguar pushtetin mbretit Huan Karlos, në emër të unitetit. Gjatë kohës së Frankos ishin të shumtë të ndërgjegjesuarit që punonin në fshehtësi ndaj ishte e qartë se të gjithë donin demokraci, njohje të territoreve administrative, përgjegjshmëri politike, decentralizim ekonomik, të gjitha sipas paktit të Monkloas dhe të arritura përmes mekanizmit demokratik të votës, të asaj proporcionale, që për Spanjën ishte sistemi më i mirë, pasi përfshinte në parlament të gjithë, Felipe Gonzales, Karilion, baskët, katalanasit.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›