I dëmton pronën dhe vret me thikë bashkëfshatarin
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Lushnjë
Një sherr për motive pronësie, ndodhur në një fshat të Lushnjës, ka degjeneruar deri në shkaktimin e një viktime. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Hysgjokaj të komunës me të njëjtin emër që ndodhet rreth 40 km larg qendrës së Lushnjës, në kufi me qytetin e Peqinit. Dy bashkëfshatarë janë grindur me njeri–tjetrin dhe si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë të bashkëfshatarit të vet. Shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë dëmtimi i të mbjellave. Autori i ngjarjes kulloste lopën e tij në arën me jonxhë të viktimës. Pas ngjarjes që ka ndodhur mëngjesin e ditës së enjte rreth orës 9 e 30 minuta, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë zbardhjen e rrethanave. Pas dokumentimit të ngjarjes, forca policore janë vënë në kërkim për të vënë në pranga autorin e kësaj ngjarjeje.
Ngjarja
Ka qenë ora 9 e 30 minuta e mëngjesit të djeshëm kur Ilir Leka ka shkuar nga banesa e tij në arën që kishte mbjellë me jonxhë për bagëtinë. Sapo ka shkuar në arat me jonxhë ai ka parë përsëri që lopa e bashkëfshatarit të tij, Luftar Sharka, 35 vjeç, ishte lidhur në një hu në arën me jonxhë e po kulloste. Kjo ishte hera e disajtë që autori kryente të njëjtin veprim dhe ky veprim mendohet të jetë bërë i qëllimshëm. Sipas banorëve të zonës që kanë qenë edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes, Leka e ka hequr lopën e bashkëfshatarit të vet nga jonxha dhe e ka nxjerrë në rrugë. Në këto momente ka mbërritur edhe bashkëfshatari i tij, Luftar Sharka, që është edhe autori i ngjarjes. Ata kanë debatuar mes tyre e më pas janë sharë. Pas debatit me fjalë ata janë konfrontuar edhe fizikisht dhe më pas Sharka e ka qëlluar Lekën tri herë me thikë në brinjë e në shpinë, pohuan burimet policore lushnjare. Pasi e ka qëlluar me thikë Sharka është larguar në drejtim të paditur. Viktima është marrë nga bashkëfshatarët e tij dhe është dërguar për në spital për të marrë ndihmë e parë mjekësore, por ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Hetimi
Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka filluar menjëherë për të hetuar edhe shkakun pse gjendja kishte arritur deri në atë pikë. Nga dëshmitë e marra nga familjarët e viktimës është mësuar se autori, i përkrahur edhe nga fisi i tij, bënte gjithmonë të njëjtin veprim ndaj viktimës, duke përfituar se viktima nuk kishte përkrahje të tjera në fshat. Pas vrasjes, policia e ka shpallur në kërkim autorin, i cili dyshohet se nuk është larguar shumë. Banorë në vendin e ngjarjes pohuan për gazetën se viktima Ilir Leka është djalë i vetëm, i martuar me dy fëmijë. Ai njihej si njeri punëtor dhe familjar i rregullt. Ai kishte një sipërfaqe toke në të dalë të fshatit me të cilën siguronte dhe të ardhura për të mbajtur familjen e tij. Për autorin e ngjarjes banorët kanë pohuar në polici se edhe ai është familjar i rregullt, por nuk kishin munguar edhe rastet e kapriçiove, duke përfituar edhe nga mbështetja e fisit të tij.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2009