Burg per jete per vrasesin e Hudson
Vrasësi i vëllait, nënës dhe nipit të aktores Jennifer Hudson është dënuar me burgim të përjetshëm. Një gjykatës në Chicago ka dhënë tre burgime të përjetshme për Uilliam Balfour, i cili ishte dënuar më parë për vrasje në maj.Fituesja e Cmimit Oscar, Hudson ishte e pranishme në sallë gjatë shpalljes së vendimit.Gjatë gjyqit, prokurorët argumentuan se Balfour ka qëlluar tre anëtarët e familjes së saj, pasi ish-gruaja e tij, Julia, motra e Hudson, kishte refuzuar të pajtohej me të.Gjykatësi e kishte refuzuar më parë kërkesën e Balfour për një gjyq të ri. Ai u përball me burgim të përjetshëm, pasi shteti i Illinois-it nuk lejon dënimin me vdekje.
Juria ka diskutuar për tri ditë para se te merrte vendimin. Hudson ishte dëshmitari i parë në gjyq .
Në maj, Hudson dhe motra e saj lëshuan një deklaratë ku përshkruhej vuajtja e madhe për humbjen e familjarëve të tyre .