Pushohet ceshtja ndaj Ilia Bashos

Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj Ilia Bashos. Pasi e liroi në maj të këtij viti pasi nuk kishte asnjë provë që ta mbante në burg tashmë prokuroria ka hedhur hapin e radhës duke pushuar çështjen në ngarkim të tij. Basho akuzohej për vrasjen e bashkëshortes së tij Eleni Bashos, ngjarje kjo0 e ndodhur në shkurt të këtij viti. Pas hetimeve disa mujore prokuroria nuk ka arritur të zbulojë asgjë lidhur me vrasjen e 38 vjeçares e cila u qëllua me 2 pak metra larg shtëpisë së saj. Prokuroria në fillim të hetimeve u shpreh sa ka qenë pikërisht Ilia Basho që ka urdhëruar ekzekutimin e bashkëshortes së tij dhe për këtë si provë kishte sms-të e sekuestruara në telefonin e tij. Ilia Basho gjatë gjithë kohës ka pretenduar se nuk është ai autor i vrasjes së bashkëshortes së tij ndërsa sipas mbrojtjes se tij provat në dispozicion nuk e implikojnë. I kontaktuar nga abc neës avokati i Bashos, Lazer Sokolaj deklaron se prokuroria nuk ka asnjë të dyshuar si autor deri tani. Ai u shpreh se ashtu siç kishte besuar që në fillim u vërtetua që klienti i tij është i pafajshëm. Prokuroria shënon një tjetër dështim në punën e saj, mos zbardhjen e një prej ngjarjeve të bujshme të këtij viti, ngjarje e cila i kushtoi jetën 38 vjeçares Eleni Basho.