E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Dom Simon Jubani guxoi edhe atehere kur ishte frike te guxoje

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, mori pjesë në homazhet në nderim të të ndjerit Dom Simon Jubani.

E shoqëruar nga deputetet Arenca Trashani dhe Paulina Hoti si dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Shkodër, Topalli ngushëlloi arqipeshkvin e Shkodrës, Imzot Angjelo Massafra për ndarjen nga jeta të Dom Simon Jubanit.

Ajo shprehu ngushëllimet dhe konsideratën në emrin e saj dhe të Parlamentit mbi figurën e Dom Simon Jubanit, i cili sikundër kryetarja e Kuvendit tha, guxoi edhe atëherë kur ishte frikë të guxoje.

Dom Simon Jubani u nda nga jeta mëngjesin e së martës në spitalin rajonal të Shkodrës pas një hemorragjie cerebrale.

Por ai do mbetet gjallë në kujtesën e gjithë shqiptarëve për qëndresën e tij kundër komunizmit, si dhe për mbajtjen e Meshave të para pas 23 viteve të ndalimit të fesë, shprehjes se besimit tek zoti në vendin tonë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›