E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg për manipuluesit e shifrave shtetërore

Kjo u vendos në vazhdën e ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat u miratuan sot në parim në komisionin e Ekonomisë pas propozimeve të bëra nga komisioni i Ligjeve.

"Dispozitat e Kodit Penal parashikojnë dënimin me burg për nëpunësin që manipulon shifrat", tha kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho. Përfshirja në dispozitat e Kodit Penal të këtij veprimi gjeti edhe miratimin e deputetëve të opozitës në Komision. Krahas këtij ndryshimi, Komisioni i Ekonomisë propozoi edhe përfshirjen e disa dispozitave të ligjit të letrave me vlerë në Kodin Penal.

Në këtë rast, për personat që kryejnë mashtrime me këto instrumente financiarë do të dënohen sipas Kodit. Propozimet e bëra, për të cilat deputetët e Komisionit të Ekonomisë ranë parimisht dakord, pritet të kalojnë në Komisionin e Ligjeve për të marrë miratimin e mundshëm. /Start/

                                                                                             2012-02-27 16:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›