Eltar Deda: Nano president? Nëse ka konsensus, i mirëpritur
TIRANE - Deputeti socialist i Vlorës, Eltar Deda shpjegoi dje, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se tërheqja e tij nga konkurrimi për të ridrejtuar PS-në e Vlorës erdhi si detyrim ndaj zbatimit të statutit të partisë. Ai mohon zërat, se ka kundërshtuar faktin se përse për PS-në e Tiranës të lejohet kandidimi i deputetëve dhe për degët e tjera jo. Ndërkaq, Deda pohon që ka pasur kundërshtime nga përfaqësuesit e qytetit të Vlorës në Asamblenë e PS-së, për të deleguarit që u caktuan të mbulojnë këtë degë. “Kundërshtia jonë e vetme ka qenë dhe është, sepse disa prej tyre nuk janë fare banues në rrethin e Vlorës dhe nuk e njohin realitetin”,- u shpreh Deda. Ndërkaq, deputeti i PS-së, i pyetur në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, u shpreh se “është shumë i rëndësishëm procesi i konsultimit dhe konsensusit për zgjedhjen e presidentit të ri”. Lidhur me emrin e Fatos Nanos, Deda tha se “çdo emër që do të garantojë konsensus, qoftë edhe ish–kryetar i Partisë Socialiste, do të jetë i mirëpritur”.
Z.Deda, ju dy ditë më parë u tërhoqët nga kandidimi, për drejtimin e PS-së së qytetit të Vlorës, detyrë të cilën e keni bërë deri tani. A ishte ky një kompromis që ju bëtë me drejtuesit e partisë në qendër apo vërtetë mendoni se është e drejtë?
Po, siç edhe ju e keni përcjellë në median tuaj, unë si Kryetar i PS-së, Bashkia Vlorë, u tërhoqa nga kandidimi për postin e Kryetarit, gjë që e quaj një veprim të drejtë statutor, i bërë në kohën e duhur dhe në momentin që kjo organizatë do të hynte në përz-gjedhjen e emrave të rinj, për ta drejtuar atë. Meqenëse rregulli statutor nuk e lejon një deputet që të kandidojë për një mandat tjetër, e konsideroj një veprim të drejtë dhe i vetmi kompromis është zbatimi me përpikëri i këtij statuti. Organizata e Partisë së qytetit të Vlorës është një organizatë, e cila ka brenda saj burime njerëzore dhe energji të shumta, të cilat kanë nevojë që të vihen në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme, duke u vlerësuar dhe dhënë hapësira në drejtim dhe organizim. Organizata jonë është një organizatë, që funksionon në vazhdimësi dhe kam besimin dhe bindjen e plotë, se do të dijë të përzgjedhë njeriun e duhur në drejtim të saj. Besimin dhe bindjen e mbështes te pjekuria politike që kanë anëtarët, por edhe te përvoja e treguar në të gjitha fushatat elektorale.
Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi dëgjuar se keni kundërshtuar (më tepër Kryetari i Bashkisë, z.Shpëtim Gjika), faktin që, përse në PS-në e Tiranës të lejohet drejtimi nga një deputet dhe një gjë e tillë të mos lejohet për degët e tjera, në qytete siç është edhe Vlora. A mund të na shpjegoni cilat janë argumentet që ju ka dhënë kryetari Edi Rama, veç argumentit që nuk e lejon statuti?
Nuk është e vërtetë dhe nuk kam informacion, që ne të kemi kërkuar se përse në Tiranë kandidon një deputet dhe në njësi të tjera jo. Tirana ka një status të veçantë. Organizata e saj është një organizatë e madhe, e cila ka një numër të konsiderueshëm anëtarësh dhe një problematikë të shumtë, ku detyrimisht edhe mënyra e organizimit, funksionimit dhe drejtimit është e një niveli tjetër.
Pas përcaktimit të të deleguarve të Kryesisë dhe Asamblesë, janë kundërshtuar më së shumti nga z.Gjika, disa nga emrat që janë sjellë nga qendra në qytetin e Vlorës. Çfarë kriteresh nuk plotësojnë këta të deleguar për të mbuluar degën tuaj?
Më lejoni t’ju them që në fillim, se procesi i përzgjedhjes së emrave për Kryetarë të Njësive Vendore në Vlorë, 4 gjithsej, ka nisur në mënyrë të rregullt dhe konform statutit. Po kështu, disa nga të deleguarit, të cilët u prezantuan edhe në Asamblenë e zgjeruar të rrethit, tashmë janë duke i ndjekur të gjitha mbledhjet e organizatave. Kundërshtia jonë e vetme ka qenë dhe është, sepse disa prej tyre nuk janë fare banues në rrethin e Vlorës dhe nuk e njohin realitetin. Kurse numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, që janë banues në rreth është i vogël dhe si i tillë, nuk mund të mbulojë detyrat e të deleguarve që nuk janë banues në Vlorë. Pra, ne kemi qenë për një përfaqësi më të madhe me delegatë nga rrethi ynë. Por, siç e thashë edhe më lart, mbledhjet tashmë kanë filluar dhe procesi po ecën shumë normalisht.
A kanë të bëjnë këta emra me atë shprehjen që thatë në fjalën e tërheqjes suaj për “sulltanë dhe agallarë”?
Në fjalën time, unë u jam drejtuar anëtarëve të Partisë me falënderime dhe u kam kujtuar atyre, se e nisëm rrugën tonë të përbashkët, duke e larguar partinë nga fenomenet gërryese, që mbanin brenda frymën e klaneve dhe të sundimit të saj për interesa personale, të atyre që silleshin si sulltanë e agallarë në parti, për ta mjelë dhe jo për interesin e përbashkët. Dhe kemi prej 6 vitesh që organizatën tonë e dallon kjo frymë mirëkuptimi dhe mirëbesimi, jemi në një rrugë të mbarë, e cila patjetër kërkon vazhdimësi dhe vlerësim të figurave të reja.
Z.Deda, edhe për pak muaj Shqipëria do të ketë një President të ri. Ju, si deputet i Grupit Parlamentar të PS-së në Kuvend, si po i shikoni këto përgatitje nga ana e të dyja palëve? A ka vonesë në hapjen e diskutimit zyrtarisht për këtë çështje?
Sot, vendi ynë dhe e gjithë klasa politike ndodhet përpara një sfide të madhe, e cila është kryerja e reformave integruese, të cilat Shqipëria duhet t’i zbatojë për të integruar vendin tonë në BE. Ne, si opozitë dhe në mënyrë të veçantë Grupi Parlamentar, jemi të angazhuar maksimalisht për të dhënë nëpërmjet diskutimeve e mendimeve, konsensusin e duhur për të gjitha projektligjet e vendosura si kusht nga Parlamenti Evropian. Në këtë vijimësi, ne edhe për interesat e vendit, si edhe për të pasur një qëndrueshmëri të të gjithë jetës politike, jemi për garantimin e një procesi të rregullt dhe të konsultuar, në përzgjedhjen e emrit të Presidentit të ri të Republikës, në mënyrë që nëpërmjet këtij procesi të fitohet edhe integriteti i këtij institucioni. Por, nuk po shohim të njëjtën frymë nga ana e mazhorancës, e cila nëpërmjet Kryeministrit të vendit, deklaron se Partia Demokratike i ka të gjitha kapacitetet që ta zgjedhë vetë emrin e presidentit. Ne do të përpiqemi në të gjitha mënyrat, që traditën e krijuar të zgjedhjes së Presidentit konsensual ta vazhdojmë edhe këtë herë, sepse Presidenti u përket të gjithë shqiptarëve. Ai nuk është as i pakicës e as i shumicës. Prandaj është shumë i rëndësishëm procesi i konsultimit dhe konsensusit për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Kohët e fundit shohim se ka një ndryshim qëndrimi sa i përket përkrahjes së kandidimit të ish- kryetarit të PS-së, zotit Nano, për postin e presidentit. Ju ç’mendim keni? A duhet të jetë ai kandidaturë e grupit të PS-së?
Sapo e thashë edhe pak më lart, për ne si forcë politike më shumë se sa emri, rëndësi në këto momente i japim procesit të përzgjedhjes së Presidentit. Çdo emër që do të garantojë konsensus, qoftë edhe ish–kryetar i Partisë Socialiste, do të jetë i mirëpritur. Një gjë është e sigurt, se Grupi Parlamentar do të jetë i unifikuar në mendimin e tij, për të votuar emrin e Presidentit të Republikës, në mënyrë të atillë, që ne të fitojmë një President, i cili na garanton konsensusin dhe pavarësinë e institucionit të tij, si edhe të institucioneve të tjera që rrjedhin si rezultat i punës së tij.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)