E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berishës i dhimbset mekanizmi i vjedhjes, jo komisionerët

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama iu përgjigj akuzave të kryeministrit Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, në lidhje me reformën zgjedhore. Berisha e cilësoi të pavend kërkesën e opozitës për dënimin me 8 apo 7 vite burg të komisionerëve për një fletë votimi.

Në reagimin e tij, në rrjetin social Twitter, Rama shkruan “Këshillit të Ministrave i dhimbsen komisionerët? Jo i dhimbset mekanizmi i vjedhjes se zgjedhjeve qe ka ne themel korruptimin e komisionerëve. E di gjithë bota!

Sipas Ramës, kryeministri “Berisha sulmon PS-në sepse nuk ka çfarë tregon për papunësinë e korrupsionin deri në thonj dhe se zgjedhjet e ardhshme do jenë nisja për një Rilindje Shqiptare! Ne do vendosim barazinë para ligjit dhe do ta bëjmë shtetin të drejtë me të gjithë. Shqipëria e meriton këtë pas 100 vjetësh pavarësi!”

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›