E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti për Spahiun, Kom. Hetimor: Shkeli detyrën, cënoi marrëdhëniet me fqinjët

TIRANE-Komisoni Parlamentar Hetimor i ngritur për hetimin e veprimtarisë së zëvëndëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu publikoi sot raportin përfundimtar për shkarkimin e ish numrit dy të KLD-së.

Sipas Raportit, Spahiu ka devijuar nga institucioni Kushtetues ka shpërdoruar postin, ka trajtuar me negativitet cështjen e Censusit si dhe ka tentuar të cënojë marrdhëniet me shtetet fqinje.

Kështu Raporti ka publikuar konkluzionet e hetimit të komisionit, i cili është bojkotuar nga opozita, dhe më pas do t'i propozojë seancës plenare të Kuvendit më 1 mars, shkarkimin e Kreshnik Spahiut, ndonëse ky i fundit ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.
Sipas raportit Spahiu ka devijuar nga institucioni kushtetues dhe ka tentuar të cënoje marrdhëniet me fqinjët.
Raporti konstaton se ish-nënkryetari i KLD ka abuzuar me detyrën me vendimmarrjet në KLD dhe ka zvarritur çështje të organizmit gjyqësor. Raporti evidenton gjithashtu se Spahiu ka kryer 15 udhëtime jashtë shtetit me shpenzimet e institucionit pa njoftuar. Raporti do t’i dërgohet Kuvendit, prokurorisë dhe KLSH.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›