Burg per masakruesin e gruas

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat për Agron Hasanin, 63 vjeçarin që masakroi me thikë bashkëshorten Virgjenush Hasani. Gjatë seancës gjyqësore i pandehuri ka dëshmuar se e ka vrarë bashkëshorten pasi ajo e tradhtonte me të tjerë dhe se të dashurit i kërcënonin me jetë fëmijët.
Prokurorja e çështjes Entela Millonari ka kërkuar masën e sigurisë së burgut pa afat të 63 vjeçarit pasi sipas saj është vërtetuar plotësisht se ai është autor i vrasjes.
Pas deklarimeve trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë së arrestit me burg për Agron Hasanin. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.