E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama ne konferencen e pare pas zgjedhjeve

Në konferencën e parë të shtypit që kur fitoi zgjedhjet për mandatin e tij të dytë, Presidenti Barak Obama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, shumica e te cilave kishin të bënin me ekonominë por nuk munguan dhe ato, që kishin të bënin me politikën e jashtme, veçanërisht me Sirinë dhe Iranin.
Për ekonominë, presidenti tha se Shtetet e Bashkuara përballen me një afat të përcaktuar për vendimet ekonomike dhe për të zgjidhur krizën buxhetore. Ai iu referua “katastrofës fiskale”, 600 miliardë dollarë rritje taksash dhe shkurtime buxheti që hyjnë në fuqi më 1 janar 2013. Obama tha se e vetmja mënyrë për të shmangur një gjë të tillë do të ishte bashkëpunimi. Ai ripërsëriti qëndrimin e tij për taksat:

“Ne nuk duhet ta mbajmë peng klasën e mesme ndërsa debatojmë për uljen e taksave për të pasurit. Duhet të paktën të bëjmë atë për të cilën biem dakord dhe kjo është mbajtja e taksave të ulëta, për klasën e mesme,”.

Presidenti foli gjithashtu edhe për skandalin që solli dorëheqjen e gjeneralit David Petraeas nga posti i kreut të CIA-s.

“Po e ndjek procesin lidhur me ceshtjen e gjeneralit petraus. Ne ende nuk kemi informacionet e duhur. Por unë kam besim dhe FBI, por ata kane nje pune te vështirë para”.

Për Sirinë presidenti u pyet për shtypjen që vazhdon të ushtrojë qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad dhe nëse Shtetet e Bashkuara e njohin zyrtarisht koalicionin e ri të grupeve të opozitës siriane. Por ai nuk shprehu ndonjë njohje zyrtare për koalicionin siç ka bërë Franca.Ai theksoi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara se grupi gjithëpërfshirës i opozitës siriane ka treguar se është i angazhuar për disa parime bazë.
"Ne nuk jemi të gatshëm të njohim një qeveri të tillë, por ne mendojnë se ai është një grup përfaqësues me bazë të gjerë. Një nga çështjet që ne do të vazhdojmë të theksojmë është angazhimi i opozitës për një Siri demokratike, një Siri gjithëpërfshirëse, për një Siri të moderuar”.

Zoti Obama u pyet gjithashtu nëse ka në plan ndonjë shtysë të re diplomatike për një zgjidhje nëpërmjet negociatash të çështjes bërthamore të Iranit. Ai tha se do të donte shumë të shikonte një zgjidhje të tillë dhe se ka ende kohë për zgjidhjen e çështjes në rrugë diplomatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›