Zhdukja e Vangjush Mios ne gjykate

Prokuroria e Korçës, ka përfunduar hetimet për skandalin e pikturave te zhdukura nga galeria e arteve "Guri Madhi" i këtij qyteti. Pas katër muaj hetimesh, Task Force e Prokurorisë e Korçës, ka mbyllur fazën hetimore, dhe grumbullimin e provave, për dy te akuzuarit e kësaj çështje, Vladimir Topi dhe Sotiraq Xega.
Ish drejtori i Galerisë se Arteve dhe ish përgjegjësi i saj, te cilët ndodheshin prej 4 muajsh arrest shtëpie, do te përballen me akuzën, e shpërdorimit te detyrës. Dosja e Prokurorisë pritet te kaloje ne gjykatën e shkalles se pare, e cila do te caktoje datën e fillimit te gjykimit dhe tre gjyqtaret.
Burime nga akuza bene te ditur se ndaj dy te pandehurve, jane siguruar prova te mjaftueshme ku përfshihen dokumentacioni i siguruar ne galerinë e arteve gjate pese viteve te fundit si dhe deklarimet e punonjësve te ketij institucionit, nëpërmjet te cilave Task Force pritet te provoje edhe akuzën ndaj personave ne ndjekje penale.
Nëse provohet akuza ne fjale, Topo dhe Xega rrezikojnë dënim deri ne 7 vite burg, si dhe një gjobe te konsiderueshme. Ne korrik te këtij viti pas një inventari te bere nga galeria e arteve u konstatua se ne fondin e saj, mungonin mbi 55 piktura, 30 prej te cilave, i përkasin piktorit te popullit te "Vangjush Mio". Megjithe kërkimet e policisë, deri tani asnjë nga pikturat e zbukurua nuk është gjetur.