E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama akuza qeverise per pavaresine

Partia Socialiste ka ngritur akuza të drejtpërdrejta në adresë të qeverisë, në lidhje me kremtimet me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Kryesocialisti Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar tha se konceptet e qeverisë janë të vjetra dhe të varfëra. Sipas tij, qeveria po tenton të tjetërsojë të vërtetat historike.

“Dëshmia e Gjikës është e qartë dhe bindëse. Është për të na ardhur zor të gjithëve që edhe në këtë rast Shqipëria tregon se sa të vjetra janë konceptet dhe sa të varfëra janë shijet e saj. Kryeministri nxjerr nga goja një lum brockullash, kthen përmbys të vërtetat historike, lartëson figura gjysmë të zeza të historisë sonë dhe kjo ndodh ngaqë Shqipëria ka sot qeverinë që nuk e meriton, kremtimi qëndron larg asaj që meritojmë”- tha Rama.

Numri një i partisë më të madhe opozitare i ka kërkuar qeverisë dhe në mënyrë të veçantë kryeministrit Sali Berisha, që të nxitojë në mbylljen e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë, përmes rinegociimit të marrëveshjes së mëparshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›