Raporti, mjeku fajësohet për vdekjen e 17- vjeçares
TIRANË- Fajësohet mjeku për vdekjen e adoleshentes pas operacionit nga bajamet. Rreth gjashtë muaj pas vdekjes së 17-vjeçares Matilda Petriti, cila humbi jetën pas një operacioni tëbajameve, nga mjeku Xhevahir Hoxhallari, që kishte bërë ndërhyrjen kirurgjikale, dorëzohet në prokurori raporti i ekspertëve. Në këtë të fundit sqarohen shkaqet e vdekjes së 17-vjeçares nga fshati Maliqi i Korçës, ku konstatohen shkeljet e mjekutotorino - laringolog, Xhevahir Hoxhallari. Pesë mjekë me në krye shefin e ORL-se Pjerin Radovani kanë treguar në dosje shkeljet e kolegut të tyre Xhevahir Hoxhallari. Sipas mjekëve, Hoxhallari ka kryer mjekim të pakujdesshëm, si dhe ka shmangur mjekimin për pacienten e tij, në një kohë që ajo ndodhej në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë për trajtim. Sipas mjekëve, Hoxhallari ka regjistruar vetëm datën 6 prill, në të cilën adoleshentja është operuar në klinikën private të tij në qytetin e Pogradecit, si dhe llojin e ndërhyrjes, por ai nuk ka regjistruar kartelë për gjendjen shëndetësore të vajzës pas operacionit nga bajamet, e cila ka pasur hemorragji. Gjithashtu mjeku Xhevahir Hoxhallari ka neglizhuar ndihmën për pacienten e tij atëherë kur ajo u soll në gjendje të rëndë në Tiranë. Mjekët i kanë treguar prokurorisë në raportin e tyre se adoleshentja nga Korça është operuar me metoda të mjerueshme dhe ndaj saj nuk është kruer operacion normal siç janë ato të bajameve. Metodat e përdorura gjatë operacionit kanë shkaktuar prerjen e një prej venave furnizuese me gjak, gjë që ka sjellë edhe vdekjen e adoleshentes pak ditë pas operacionit. Ndërkohë sipas ekspertëve të mjekësisë, kolegu i tyre nuk ka përdorur medikamentet e duhura për të parandaluar hemorragjinë në fyt, pasi ato kanë qenë të gabuara. Në raportin e pesë specialistëve është përfshirë edhe një mjek tjetër veç Hoxhallarit, i cili ka kryer shkelje në detyrë. Ditën që vdiq 17-vjeçarja mjeku nuk e ka mjekuar atë, ndërsa gjendej në krye të detyrës. Fillimisht mjekët nuk hezituan të mbronin kolegun e tyre Xhevahir Hoxhallari i cili u pezullua pas vdekjes së adoleshentes, por tashmë raporti i dorëzuar prej tyre dëshmon të kundërtën. Pritet që Hoxhallari të përballet me gjykimin pasi dyshohet se ka kryer shkelje në detyrë gjë e cila pasoi me vdekjen e 17-vjeçares Matilta Petriti pas një operacioni të thjeshtë nga bajamet.