Burgaj Do zbardhim shpejt vrasjen e kryekomunari Veseli
KUKES - Vrasja ende e pazbardhur e kryekomunarit socialist Remzi Veseli si dhe zhdukja e mistershme e 7-vjecares Bleona Mata nga fshati Zapod dje dergoi ne Kukes kreun e drejtorise se pergjithshme te policise se Shtetit Hysni Burgaj.
Gjate takimit te organizuar pasditen e djeshme me kreret e dikasterit blu ne qytetin verilindor Burgaj ka shprehur vleresim per Policine e Shtetit ne goditjen e veprimtarive kriminale e cila ishte nder kushtet kryesore per liberalizimin e vizave. Me pas ai eshte ndalur te dy nga ngjarjet me te renda te ndodhura gjate ketyre 10 muajve ne rrethin e Kukesit. Behet fjale per zhdukjen e vajzes se mitur te familjes Mata dhe per ekzekutimin ne prite te kreut te komunes Terthore. Burime konfidenciale nga drejtoria e policise se Kukesit pohojne se numri nje i Policise se Shtetit u ka terhequr vemendjen vartesve te tij ne kete qark lidhur me thithjen e informacionit qe do te coje ne zbulimin e autoreve te ketyre ngjarjeve te renda. Pa dashur te mohoje punen e bere deri tani per zbardhjen e ketyre ngjarjeve duhet punuar ne kohe me te shpejte pasi Kukesi eshte qytet i vogel dhe informacioni i vlefshem nuk eshte i pamundur per tu thithur dhe klasifikuar -ka thene Burgaj. Me pas ai ka realizuar nje takim te vecante me oficeret e policise qe po hetojne ne lidhje me zhdukjen e vogelushes nga Zapodi si dhe per vrasjen e kryekomunari Veseli. Burimet e mesiperme sqarojne se Burgaj ka deklaruar se nuk mund te jape detaje por jam shume optimist se shume shpejt do te zbardhim vrasjen e kreut te komunes terthore Remzi Veseli.
d.b/GSH/BalkanWeb