E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Sigurimit mohon cdo tendence dialogu Prishtine-Beograd per statusin e Kosoves

13-11-2010 / Gazeta 55

Dialogu Kosove-Serbi nuk ka te beje me statusin e Kosoves sepse pavaresia e saj eshte kapitull i mbyllur. Kete cilesoi ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara perfaqesuesja e Shteteve te Bashkuara Rozmeri Di Carlo. Ky ishte takimi i radhes per diskutimin e raportit tremujor per gjendjen ne Kosove te Sekretarit te Pergjithshem OKB-se Ban Ki Mun. Ne fjalen e saj diplomatja amerikane u beri gjithashtu thirrje vendeve qe nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves ta bejne kete hap diplomatik.
Sipas opinionit keshillues te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise pavaresia e Kosoves e shpallur ne vitin 2008 nuk ka shkelur ligjin nderkombetar dhe as rezuluten 1244 te Keshillit te Sigurimit theksoi zonja Di Carlo duke iu referuar deklaratave qe beri kohet e fundit ne Prishtine Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton. Shtetet e Bashkura tha me tej ajo e pershendesin dialogun mes Prishtines dhe Beogradid te ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian si nje mekanizem per te ndihmuar te dy vendet te permiresojne kushtet e jeteses se popujve te tyre si dhe per te forcuar sigurine dhe stabilitetin ne rajon. Zonja Di Karlo theksoi edhe ne kete rast se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme.
Me lejoni ta bej te qarte se ky dialog nuk ka te beje me statusin e Kosoves apo integritetin e saj teritorial. Kosova eshte nje shtet sovran dhe i pavarur dhe kufijte e saj jane te paprekshem. 71 vende e kane njohur deri tani Kosoven. Ne u bejme thirrje shteteve qe nuk e kane njohur ende ate te kontribuojne ne stabilitetin rajonal duke e mirepritur Kosoven ne komunitetin nderkombetar me njohjen e tyre zyrtare.
Ne emer te Shteteve te Bashkuara zonja Di Karlo i beri thirrje Keshillit te Sigurimit qe ta mbeshtese me cdo kusht qeverine e Kosoves ne perpjekjet e saj per te ndertuar nje shtet demokratik shumetnik e te bashkuar te pergjegjshem ndaj te gjithe qytetareve te tij dhe plotesisht te integruar ne komunitetin nderkombetar. Kosova ka bere shume perparime qe nga shpallja e pavaresise tha diplomatja amerikane dhe Shtetet e Bashkuara presin mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme te lira te drejta dhe paqesore ne muajin dhjetor dhe jane te gatshme ta ndihmojne ate per te garantuar qe te gjithe qytetaret e Kosoves te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar. Ajo u beri thirrje atyre te thone fjalen e tyre ne proceset demokratike. Zonja Di Karlo kritikoi rolin destruktiv te qeverise serbe ne kete proces. Neve na vjen keq qe qeveria e Serbise nuk ka shfrytezuar rastin te luaje nje rol konstruktiv ne kete proces. Ajo nuk e ka inkurajuar pjesemarrjen e qytetareve serbe te Kosoves ne kete proces. Komuniteti serb i Kosoves mbetet ne disavantazh si rezultat i ketij vendimi. Zonja Di Karlo u beri gjithashtu thirrje autoriteteve te Kosoves per te krijuar kushtet per nxitjen e rritjes ekonomike te vendit te udhehequr nga sektori privat duke kryer reforma agresive te gjyqesorit dhe duke luftuar krimin dhe korrupsionin.
Perfaqesuesja amerikane ne Keshillin e Sigurimit theksoi se Shtetet e Bashkara mbeshtesin integrimin e Kosoves te Serbise si dhe te gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor ne strukturat euroatlantike. Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara degjoi dje edhe diskutimet e perfaqesuesit te Sekretari te Pergjithshem te OKB-se ne Kosove Lamberto Xanier si dhe te ministrit te Jashtem te Serbise Vuk Jeremic dhe zv/ministres se jashtme te Kosoves Vlora Citaku. Si dhe ne takimet e mepareshme te Keshillit te Sigurimit qendrimet e zyrtareve te Kosoves dhe Serbise mbeten te papajtueshme lidhur me statusin e Kosoves. Zevendes ministrja ne ikje e Puneve te Jashtme te Kosoves Vlora Citaku ne fjalen e saj gjate seances se Keshillit te Sigurimit te OKB-se tha se Qeveria e Kosoves perkrah pa rezerva ndertimin e paqes ne Ballkanin Perendimor dhe bashkepunimin rajonal. Ajo tha se Kosova eshte e perkushtuar per perfshirjen e te gjitha minoriteteve ne proceset demokratike procesin e decentralizimit sipas pakos se Ahtisaarit por kerkoi edhe nga Kombet e Bashkuara qe jene me te angazhuara dhe te ftoje serbet e Kosoves per te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme nacionale por edhe te ftojne Beogradin qe te mos pengoje pjesemarrjen e serbeve ne keto zgjedhje. Citaku foli edhe per negociatat e pritshme ndermjet Prishtines e Beogradit por me kete rast shprehu vendosmerine se kurrsesi nuk do te bisedohet per pavaresine dhe teresine territoriale te Kosoves. Ndersa ministri i jashtem serb Vuk Jeremic theksoi se Qeveria e Serbise nuk mund te ftoje cilindo qytetar te saj per te marre pjese ne zgjedhjet ne Kosove sepse ato nuk mbahen ne perputhje me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit. Vec kesaj Jeremic ritheksoi edhe nje here qendrimin e Serbise. Nuk do ta njohim pavaresine e shpallur ne menyre te njeanshme as ne menyre eksplicite as implicite perseriti ai. Sikunder edhe mbledhjet e deritashme te KS-se kushtuar Kosoves edhe kjo e fundit nuk solli ndonje risi. Ne fillim te mbledhjes u lexua raporti i sekretarit te pergjithshem te KB-ve Ban Ki-Mun i cili pershendeti fillimin e dialogut te ardhshem ndermjet dy vendeve dhe ftoi te gjitha palet qe te tregojne permbajtje dhe te angazhohen per qasje te matur e konstruktive ne menyre qe te shmanget pershkallezimi i situates ne veri te Kosoves.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›