E Diel, 1 Nëntor 2026

Parkimi me pagese ne fundjave i mbledhin femijet

TIRANE-Parkimi me pagese i cili eshte vendosur nga Bashkia e Tiranes ne bulevardin kryesor eshte kthyer ne nje menyre jetese per mjaft femije qe enden ne kerkim te nje pune.
Duke perfituar nga fakti qe gjate fundjaves Bashkia e ben pushim dhe parkimi ne kete zone nuk eshte me pagese disa femije kane marre persiper te administrojne kete zone gjate ketyre diteve te pushimit. Ata i kane ndare tashme edhe zonat e influences dhe sapo shohin ndonje shofer qe do te parkoje i gjejne vendin dhe ne kembim marrin 100 leke te reja. Kjo menyre e re e te fituarit leke duket se eshte fitimprurese pasi ata numerojne me kenaqesi leket e fituara dhe jane gjithmone symprehte se kush ta shikoje i pari makinen e radhes qe eshte ne kerkim te nje vendi. Kjo zone funksionon si parkim me pagese gjate diteve te tjera te javes duke filluar qe nga mesi i gushtit te vitit 2010. Bileta e parkimit kushton 100 leke per nje ore. Ajo eshte e pajisur me elemente sigurie ku shenohet muaji data dhe ora kur eshte prere. Ajo duhet te vendoset ne xhamin e makines ne menyre te tille qe te dallohet qarte nga inspektoret e Policise Bashkiake.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›