Fratini dhe Lambrinidis Ne duam qe Shqiperia te jete ne BE nevojitet nje pakt politik
“Politika shqiptare duhet të bashkëpunojë për të përfituar nga koha që ka humbur”. Ky ishte mesazhi që ka përcjellë ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimeve të zhvilluara në vendin tonë me krerët e politikës.
“Mbeten ende shumë gjëra, si p.sh 52 rekomandimet që janë dhënë nga OSBE-ODIHR dhe Këshilli i Evropës. A është e mundur që këto rekomandime të zbatohen? Unë them se po. A do ishte e mundur që të rifillojnë takimet e komisionit parlamentar për çështjen e integrimit? Unë mendoj se po. A është e mundur që të dyja palët të bien dakord për Avokatin e Popullit? Unë mendoj se po. Këto ishin vetëm disa shembuj, unë them se Shqipëria ka nevojë për një pakt kombëtar për Evropën, ashtu siç e arriti Shqipëria për integrimin në NATO”, u shpreh Frattini. Ndër të tjera ministri i jashtëm italian theksoi se ky pakt politik nuk do të drejtohet nga ndërkombëtarët, por nga shqiptarët.
Sipas Frattinit, nëse ndodhë kjo Shqipëria ka një shans të rëndësishëm,që të bëhet së shpejti anëtare e Bashkimit Evropian. Pyetjes se çfarë garanice ka marrë nga lideri i opozitës në takimin e zhvilluar sot, Frattini nënvizoi se Rama tha se do bashkëpunojnë për funksionimin e parlamentit. Ndër të tjera, ministri i Jashtëm italian theksoi se opozita dhe qeveria të bëjnë që parlamenti të funksionojë normalisht.
Ndërsa Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis, theksoi në sot ne nje konferencë për shtyp, e ka të qartë objektivin e saj drejt të ardhmes evropiane.
“Një gjë është tepër e qartë nga takimet e shkëlqyera që patëm sot, që përsa i përket të ardhmes së saj evropiane, Shqipëria e ka këtë objektiv të qartë, i cila i bashkon të dyja palët si mazhorancën edhe opozitën”, tha Lambrinidis, i cili shtoi se, “ashtu siç na është thënë nga të gjithë, ky objektiv është edhe i shumicës dërrmuese të popullit shqiptar”.
“Ne jemi këtu të përfaqësojmë Bashkimin Evropian. Gjithashtu gjendemi këtu si përfaqësues të Greqisë dhe Italisë, të cilat janë mbështetës të fortë e të përzemërt të Shqipërisë dhe të së ardhmes së saj evropiane”, tha ministri i jashtëm grek.
“Mesazhi që iu dërgojmë sot është që ka ardhur koha për një bashkim kombëtar për rrugën tuaj drejt evropës”, tha Lambrinidis.
“Reforma elektorale, reforma parlamentare, respektimi i të drejtave civile dhe të minoriteteve, lufta ndaj krimit të organizuar, transparenca, funksionimi i parlamentit janë disa nga kërkesat e KE dhe kemi mbetur të kënaqur që kemi parë se këto janë edhe në fokusin e palës shqiptare për të promovuar të ardhmen evropiane”, tha Lambrinidis.
Sipas tij, ligjet e duhura dhe aplikimet e duhura të ligjeve janë kërkesat e Komisionit Europian.
“Ne në Europë, në KE, në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE, jemi të mendimit që Shqipëria në fakt i ka të gjitha kapacitetet dhe mundësitë që të arrijë të plotësojë rekomandimet që kërkohen nga BE”, u shpreh Lambrinidis.
“Në vitin 2003 në Samitin e Selanikut, pat filluar prespektiva evropiane për të gjithë rajonin. Arritjet e Shqipërisë si liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në NATO janë prova që Shqipëria ka mundësitë që të ketë të ardhme evropiane”, theksoi ai.
Sipas Lambrinidis, “Procesi i së ardhmes është e vështirë. Ai ka nevojë për përgatitje rigoroze, bashkëpunim konstruktiv mes forcave politike dhe konsensus”.