Burgaj: Gjirokastra, më problematike në kultivimin e drogës

Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj pranon se Gjirokastra vazhdon të mbetet një ndër qarqet më problematikë të vendit në kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Ndërsa ka marrë pjesë në një takim të zhvilluar në Gjirokastër për parandalimin e trafikimit të narkotikëve, Burgaj premton masa të forta deri në konsfiskimin e pasurisë për të parandaluar këtë fenomen.
Ai gjithashtu kërkoi mbështjen e autoriteteve vendore për luftën kundër kultivimit të narkotikëve. “Lufta kundër trafikut të drogës nuk duhet të zhvillohet vetëm nga unifromat blu, por duhet një bashkëpunim i madh edhe me institucionet e tjera qëndrore e vendore, në mënyrë që të ketë sukses në këtë mision të rëndësishëm” theksoi Burgaj.
Madje ai ka thënë së ka një numër të konsiderueshëm shtetasish nga Lazarari që janë arrestuar për këtë arsye.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kreu i Komunës Lazarat Dasho Aliko, i cili ka deklaruar se tashmë po merren masa të forta ndaj të gjithë atyre personave që kapen duke kultivuar këto lëndë narkotike.