Transporti ilegal i kromit, masa të rrepta nga Policia e Bulqizës

"Po zbatohet me sukses plani i masave për goditjen e veprimtarive kriminale në shfrytezimin e paligjshëm të kromit në Bulqizë " Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim më forcat e Policisë së Komisariatit Bulqizë e Mat, si dhe në kominikim të vazhdueshem me Prokuror të rretheve Dibër e Mat, kanë finalizuar me sukses operacionin për bllokimin e disa mjeteve që transportonin mineral kromi me fatura të fallsifikuara.
Gjatë oreve të mengjesit, strukturat e Policisë kanë arritur që të bllokojnë 14 kamion "Trajler" të cilet transportonin mineral kromi të shoqeruar me fatura të fallsifikuara. Këto kamiona transportonin mineral kromi për llogari të subjekteve të ndryshme që nxjerrin dhe tregëtojnë këtë mineral. Nga 14 kamioniat e bllokuar, 8 prej tyre i përkasin subjektit KEVGER sh.p.k me administratore Enkelejda Hysenbelliu, 4 kamiona i përkasin subjektit DERVISHI sh.p.k me administrator Ndriçim Dervishi dhe 2 kamiona i përkasin subjektit GERI-TREVI sh.p.k me administrator Agim Cuku.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se automjetet kanë në faturat e shoqerimit të deklaruara përkatësisht gjysmen e mallit nga 24 deri në 30 ton. Në fakt ngarkesat e kamioneve variojnë nga 40 deri në 62 ton. Në total 14 kamionat e bllokuar nuk kanë deklaruar në fatura rreth 350 ton krom.
Po ashtu, po bashkëpunohet për evidentimin e disa kamioneve të cilet dyshohet se po transportojnë mineral kromi, me fatura të fallsifikuara ne drejtim të portit të Durresit, të cilet kanë kaluar juridiksionin te Qarkut Dibër.
Për sa i përket këtij fenomeni të veprimtarisë së paligjshme janë njoftuar agjensitë ligjzbatuese si Drejtoria e Tatimeve, Njesia rajonale e Policisë Rrugore etj për të kryer veprimet në lidhje me shkeljet ligjore.
Subjektet e mësipërme po i nënshtrohen hetimit në lidhje me veprimtarinë e paligjshme dhe materialet proceduriale do t`i referohen Prokurorive Rretheve Gjyqësore Dibër e Mat.
Nga ushtrimi i kësaj veprimtarie dhe transportimi i këtij minerali me ngarkesa mbi dyfishin e kapacitetit, ka sjellë si pasojë që në pjesë të caktuara të aksit rrugorë Bulqizë-Milot të ketë edhe dëmtime të plota e të pjesshme dukë u bërë edhe burim aksidentesh.